TIRANE, 19 janar /ATSH/. - Carlos Tevez ka gëzuar tifozët e Juventusit. Ylli argjentinas mund të mos largohet nga Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni.





Kështu ka deklaruar vetë Tevez, i cili është duke menduar që të nënshkruajë një kontratë të re me Zonjën e Vjetër.
"Të kthehesha në shtëpi ishte vetëm një mendim të cilin e kisha, nuk dua t'i gënjej njerëzit dhe tifozët", u shpreh Tevez, shkruan gazeta Express.
"Por, ai është një mendim që mund të ndryshoje", shtoi me tej argjentinasi, i cili po shkëlqen në Torino. /a.ke/