TIRANE, 13 mars /ATSH/. - Pronari i Celsit, Roman Abramovic, nuk heq dorë nga menaxheri i ekipit, Jose Mourinho, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Miliarderi nga Rusia nuk ka ndërmend ta shkarkoje teknikun portugez, por dëshiron që t'i vazhdojë kontratën edhe për katër vitet e ardhshme, shkruan gazeta britanike Daily Star.
"Roman nuk ka ankesa, por dëshiron që Jose të qëndroje edhe nëse Celsi nuk e fiton Premierligën", ka deklaruar një burim i afërt me Abramovic. /a.ke/