/ATSH/. - Te merkuren pasdite jane luajtur dy takimet e play-off-it në Durrës dhe Tiranë.
Besa ka shënuar fitore ndaj Turbinës ne Durres me rezultat 2-0, duke siguruar qëndrimin në kategorinë e parë. Ndërsa Erzeni rikthehet pas 7 vitesh në kategorinë e parë, pasi mundi ne Tirane Tomorrin, qe i bashkohet Turbinës në kategorinë e dytë.

Turbina - Besa  0-2

Besa mund Turbinën 2-0, duke ia shuar ëndrrën për kategorinë e parë. Kavajasit shënuan dy herë në portën kundërshtare me anë të Çelhakës dhe Sallakut, për vetëm 10 minuta.
Tomorri - Erzeni 0-1 

Erzeni  fiton 1-0 ndaj Tomorit ne Tirane me gol te Pashës në minutën e 86'. Me kete fitore, Erzeni rikthehet ne kategorine e pare pas 7 vitesh. /a.ke/