/ATSH-AFP/ - Turqia mbajti sot zi për një nga këngëtarët më të njohur të vendit, Kayahan Acar, i cili vdiq në moshën 66 vjeçare, si pasojë e kancerit.
Shumë i njohur thjesht me emrin Kayahan, e pati suksesin e tij, veçanërisht me baladat sentimentale, që nga viti 1970, duke arritur gradën më të lartë të muzikës pop në Turqi.
Si shenjë e rëndësisë së tij në skenën muzikore turke, presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk vonoi të shprehte ngushëllimet e tij duke theksuar se "Kayahan kishte pasur një vend të veçantë në zemrat e kombit tonë dhe kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës pop në Turqi".
Ministri i Kulturës, Ömer Çelik në faqen e tij zyrtare të rrjetit social Twitter shprehu pikëllimin e madh të tij. "Me këngët e tij motivuese dhe fisnike, Kayahan gjithmonë do të ketë një vend të veçantë" theksoi ai.
Përveç një sërë albumesh, këngëtari përfaqësoi Turqinë në Eurovizion në vitin 1990, ku u rendit në vendin e 17-të.
/Shqiptarja.com