Carlo Ancelotti fiton edhe të dytën në drejtimin e Everton. Për teknikun italian vjen edhe fitorja e dytë në pankinën e skuadrës nga Liverpool-i. Everton mposhti 2-1 Neëcastle United falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Dominic Calvert-Leëin.
Sulmuesi shënoi golin e avantazhit që në minutën e 13-të por vendasit barazuan me Fabian Schar dhe goli trepikësh erdhi në minutën e 64-të me autor Calvert-Leëin. Pas dy fitoreve radhazi nën drejtimin e Ancelotti-t Everton ngjitet në vendin e 10-të në Premier League në garë të plotë për një vend në Kupat e Europës.
Në ndeshjet e javës së 20-të fitoi Ëatford 3-0 ndaj Aston Villa, Southampton dhe Crystal Palace u ndanë në barazim 1-1 ndërsa u rikthye tek fitorja Brighton që mposhti 2-0 Bournemouth./Përgatiti Andi Kapxhiu