Statuti i ri i PD, Patozi ironizon Bashën: Mos e krahasoni kot me Kinën

Statuti i ri i PD, Patozi ironizon Bashën: Mos e krahasoni kot me Kinën

Pas Jozefina Topallit edhe ish-n/ kryetari tjetër i PD, Astrit Patozi ka reaguar me një status në Facebook duke sulmuar Lulzim Bashën. Patozi ironizon ndryshimet në statutin e ri të PD duke bërë një krahasim me Kushtetutën kineze.

MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN

Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar "fitorja" e përjetshme e humbësit.

Astrit Patozi


Lajmi kryesor:

Statuti i ri/ Topalli: E premte e zezë! Luli me letra i përjetshëm, PD duhet të ribëhet


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak