Statuti i ri PD-së/ Basha ftesë kritikëve: Bashkohuni me projektin tim

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur për miratimin e statutit të ri të PD mbrëmjen e djeshme në një mbledhje të gjatë që u shoqërua me debate të forta. Statuti i ri u kundërshtua nga kritikët, të cilët deklaruan se Basha ‘blindohet’ duke mos sanksionuar largimin në rast të humbjes së zgjedhjeve. Por Basha ka një ftesë për të gjithë kritikët që t’i bashkohen projektit që sipas tij do të transformojë Shqipërinë.

Unë dua të vlerësoj forumet e partisë që besoj se do të vijojnë për të mishëruar në statutin e ri parimet e një partie transparente. Jam mirënjohës që u përfaqua platforma për kufizimin dhe transferimin e pushtetit duke forcuar vendimmarrjen në këshill dhe kuvend. Risia më e madhe është përfaqësia pa asnjë dilemë e parimit të konsultimit një anëtar një votë për seleksionimin e kandidaturave. Është rruga e duhur për Shqipërinë. Kritikët? Përsëris ftesën për cdo demokrat që të jetë pjesë e këtij projekti dhe parimet e së cilit do të transformojnë nesër Shqipërinë.

Lulzim Basha

Kjo fushatë e pistë e frytëzuar nga Rama, Veliaj dhe Tahiri bie ndesh me cdo vlerë demokratike dhe Europiane. Kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht. Gunther Krichbaum është një nga figurat më të nderuara, një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë, por ku funksionon shteti i së drejtës. Kritikat e Gunther Krichbaum i janë shprehur Ramës edhe nga shumë qeveri të tjera, por vend që të ballafaqohet dhe të reflektojë, Rama shpif me Fake Neës kundër tij. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate është që financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit që lidhen me Ramën, Veliajn dhe Tahirin. Me sulmet Rama vetëm shton radhët e deputetëve gjermanë që janë skeptikë. Shpreh neverinë time personale dhe të dënoj këtë fushatë shpifjesh kundër një njeriu të ndershëm.

Lulzim Basha

Basha komentoi edhe raportin e DASH-it që theksonte se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Për fat të keq është një pasqyrë e vërtetë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë i përcjellë nga SHBA. Janë disa shtylla kryesore ku ndalet raporti i DASH, si: zgjedhje të blera, qeveri e korruptuar, drejtësi e kapur, media të kapura, çdo kush mund t’i lexojë vetë këto gjetje. Flitet për arrestime, mbajtje të paligjshme të qytetarëve në polici, kushte çnjerëzore në vendet e ndalimit, bllokim i emërimeve në drejtësi, emërime politike, etj. Këto janë shqetësime të ngritura edhe më herët nga PD

Lulzim Basha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja