Sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale, Kërpaçi: Urdhër për të kufizuar operacionet

Sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale, Kërpaçi: Urdhër për të kufizuar operacionet

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku foli për sterilizimin e pajisjeve shëndetësore.

Kërpaçi thotë se shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3% më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Ish-deputetja e LSI pretendon se janë ndaluar kryerjet e disa operacioneve të lehta, pasi sipas saj nuk është e rëndësishme kujdesi shëndetësor ndaj qytetarëve, por mendohet vetëm për oligarkët.

Deklarata e plotë:

Kryeministri premtoi me të madhe ‘Shëndetësinë Falas’, mashtrimin më të rëndë që ju është bërë qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa sot bilanci është slogan ‘Lekë për të gjithë oligarkët’.

Mjafton të marrim të analizojmë skandalin e koncensionit të sterilizimit për të kuptuar sesa e thellë është vjedhja e kësaj qeverie.

Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3% më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro

Me qëllimin e vetëm që të pasurohet oligarku dhe qeveria t’i fusi lekët në xhep është ndaluar kryerja e disa operacioneve të lehta sepse për këta nuk është e rndësishme kujdesi shëndetësor ndaj qytetarit por të kujdesin ekonominë e vetes.

Për shkak të kësaj janë çuar fletë-rrufe në spitale se nëse e tejkalojnë numrin e caktuar të operacioneve do të gjobiten doktorët përgjegjës.

Mijëra qytetarë nuk do të marrin ndihmën shëndetësore dhe nuk do të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale dhe vendosën përpara 2 alternativash: ose të mbeten në mëshirë të fatit ose të drejtohen te privati që është i pamundur për t’u përballuar për mijëra qytetarë.Megjithëse fatura vetëm shtohet për qytetarët nuk ofrohet asnjë shërbim.

Për shkak të këtij koncensioni të pamenduar korruptiv, lekët e qytetarëve kanë ikur nga buxheti në drejtim të koncensionarit e ndërkohë dhjetëra invenstime për qytetarët janë anulluar sepse prioritet është oligarku para investimeve për qytetarët.

Këto lekë duhet të shkonin për investime të reja që ndihmojnë drejtpërdrejtë që qytetarët të marrin shërbimin e duhur apo të rrisin pagat e doktorëve e personelit mjekësor.

Prandaj të nderuar qytetarë nuk mund të vazhdojmë me propagandë sepse asnjëri prej nesh nuk ushqehet nga propaganda e qeverisë, por as me premtime si shëndetësia falas.

Shëndetësia falas është premtimi i turpit të Edi Ramës.

Sepse sot mijëra të rinj e të reja familje shqiptare po largohen nga Shqipëria të pashpresë e pa mundësi për të jetuar e punuar në vendin e tyre.

Për shkak të këtij modeli të shëmtuar që mbështet e pasuron oligarkun ndërsa qytetarët e ndershëm i varfëron dhe skllavëron dhe i detyron të largohen nga vendi.

Boll më! Secili do të mbajë përgjegjësi personale e ligjore për çdo dëm që i ka shkaktuar çdo familjeje shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 04/10/2019 15:19

    Ik moj sharebajge me dick në dorë, le nam duke bllokuar rrugët në Tiranë me lristat e haremit veror të Jales .

    Përgjigju
  • Robi: 04/10/2019 15:17

    Kjo surratplastikja, surrat ufo me dick në dorë do japë mend. Kjo që organizon lristat e haremin veror të Jales me Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë dhe bën shkuma Party me Lristat e Haremit veror të Jales me Hamshoret me tatuazhe të frikeshme dhe vajzat hipur mbi qafën e Hamshoreve mbuluar me Shkume dhe me tango gadi lakuriq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë