Sterilizimi në spitalet publike/ Manastirliu: 90 mijë ndërhyrje me standarde, ulen infeksionet spitalore

Sterilizimi në spitalet publike/ Manastirliu: 90 mijë ndërhyrje me standarde, ulen infeksionet spitalore

LUSHNJE - Gjatë inspektimit në subcentralin e sterilizimit në Spitalin e Lushnjes, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se shërbimi i ofrimit të instrumentave të rinj kirurgjikal dhe administrimit inovativ të sterilizimit të tyre, shënon një epokë të re në shërbimin e kirurgjisë shqiptare, duke garantuar standardet më të larta të metodave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

“Subcentrali i sterilizimit në Spitalin Bashkiak Lushnjë me një investim rreth 1.2 milionë euro ku janë aktualisht të punësuar 28 persona, ofron shërbimin e instrumentave kirurgjikal të sterilizuar, materialeve një përdorimëshe, si dhe trajtimin e mbetjeve që derivojnë nga shërbimi për spitalin bashkiak të Lushnjës, Pogradecit, Ersekës dhe 2 spitale rajonale atë të Beratit, Fierit dhe Korçës”, tha Manastirliu. 

Duke theksuar rëndësinë e programit të sterilizimit, Manastirliu tha menaxhimi i rrezikut infektiv në sallat operatore mundëson përmirësimin rrënjësor të sterilitetit në mjediset operatore, si rrjedhojë edhe zgjerimin e gamës së ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet publike. 

“Subcentrali i sterilizimit në Spitalin e Lushnjes mbulon me sete të sterilizuara të instrumentave kirugjikal rreth 540 intervente dhe 115 shërbime sterilizimi paketim me avull, duke zëvendësuar autoklavat e vjetra, të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet maksimale të sterilizimit, duke cënuar sigurinë e jetës së pacientit dhe përhapjen tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore. Në harkun kohor të 10 muajve nga Shtatori 2018 deri në Qershor 2019 janë kryer 5,277 internvente me instrumenta kirugjikalë të sterilizuar. 90 mijë ndërhyrje kryhen çdo vit në spitalet publike me metodat bashkëkohore të sterilizimit dhe instrumentat e rinj kirurgjikal”, tha ministrja.

Në Shqipëri janë 11 subcentrale të sterilizimit ku janë investuar 21 milionë euro dhe janë punësuar 385 punonjës. Shërbimi i sterilizimit është shtrirë në 29 spitale publike. Spitalet do të furnizohen me rreth 96 mijë instrumenta dhe rreth 3 mijë set-e do të jenë gati në çdo moment në të gjithë spitalet e vendit, të grupuar sipas 13 nënspecialiteteve kirurgjikale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë