'Stërvitja e klubeve tona lë për të dëshiruar', ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi: Skema e 'final-four' largoi tifozët e fundit

Kampionët e ndryshëm vit pas viti dhe ndryshimet e mëdha që pësojnë klubet e futbollit tonë në një kohë të shkurtër janë kthyer në shqetësim. Vazhdimësia dhe Superliga kanë qenë pothuajse gjithmonë në kahe të ndryshme, ndërsa për Report TV ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi, treguan arsyet që sipas tij ndodh kjo problematikë.

“Vendimi jo të drejta nga ato që drejtojnë klubet, që janë me borde, me presidenta dhe me bashki. Këtu fillon menaxhimi i keq që i bëhet klubeve. Kjo është e para ndërsa e dyta, që nuk po zgjidhet nga ana profesionale, stërvitshmërija e klubeve tona që lë për të dëshiruar. E kam thënë dhe e them sërish që klubet tona stërviten vetëm 1 herë në ditë,”-u shpreh Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares.

Shqetësuese në dy sezonet e fundit, sidomos në kampionat elitar të Superligës në vend, është numri në rënie i tifozëve që ndjekin ndeshjet në stadium.

“Ne ato pak tifozë që kishim, ne shtuam një fazë tjetër final-four, finalja me 4 por që ne na pëlqen në anglisht se i marrim nga UEFA, i larguam. Ne e kemi kampionatin me 4 faza që skuadrat përballen 4 herë, edhe 2 herë në kupë plus tani edhe me këtë fazën e re. Këtë të fundit e quajnë sukses, por doli dështim. Pra edhe ato pak tifozë që kishim i larguan,”-tha Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares.

Kur janë luajtur 6 ndeshjet e para të kampionatit, Superliga udhëhiqet nga Vllaznia, ndërsa Tirana ende se ka njohur fitoren e parë.

“Ka hapur një cikël me lojtarë të rinj, me trajnerë të rinj, por nuk më ka ngrohur për vazhdimësinë. Unë shoh te Tirana se ka dëshirë të madhe me lojtarët e rinj për të fituar ndeshjet, por deri më tani nuk e kam parë shumë të qartë për të fituar, nuk është brilante siç mund të jetë Elbasani apo Vllaznia,”-deklaroi Erbim Fagu, ish-trajner i Tiranës.

Aktualisht Tirana renditet në vendin e 8 me 6 pikë, ndërsa tabelën e klasifikimit e mbyllin Bylis me 5 pikë dhe Laçi i vendit të 10 me 3 pikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Vendimi i FSHF për të huaj pa limit në futbollin shqiptar, Hafizi: Akademitë në krizë, do zhduken (VIDEO)

 

Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares, thotë se akademitë e futbollit vendas po shtypen nga vitit në vit, por një dorë të mirë do ua japë edhe fakti se sëfundmi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi që nga janari të lejohen 7 huaj në formacion për ekipet e Superligës. Nga sezoni i ardhshëm ky numër do jetë pa limit.

“Ky është një vemdim i marrë nga drejtuesit e federatës, se nuk është marrë nga Komiteti Ekzekutiv. Ai aprovohet aty, por merret nga presidenti i FSHF-së sepse ai ka plotfuqinë në marrjen e vendimeve. Këto vendime janë në kurriz të futbollit të moshave. Unë mund të them që, edhe kur nuk ishte marrë ky vendim, a ka qenë futbolli i moshave në nivelet e duhura?! Jo, s’është e vërtetë. Ne kemi patur mungesë të zhvillimit të akademive të moshave, që po vuajnë për të kaluar në futbollin elitar. Ky futboll i moshave është shtypur dhe po zhduket dalëngadalë. Edhe ai element i pakët që ishte për arsye të këtyre rregulloreve po zhduket,”-u shpreh ndër të tjera Astrit Hafizi.  

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën