ITALI - Shtëpia e modës italiane Missoni ka ekspozuar koleksionin e veshjeve për burra, vjeshtë 2013 në Milano, edhe pse asnjë lajm nuk ka ardhur në lidhje me drejtorin e saj Vittorio Missoni.
Shtëpia e njohur për motivet e saja Zig-Zage ka paraqitur motive të reja të ndërthura me ngjyrat e theksuara gri, argjend dhe jeshile që karakterizojnë peizazhin e Amerikës së Veriut.
Stilisti italian Vittorio Missoni, njëkohësisht trashëgimtari i shtëpisë së madhe dhe të famshme të modës, ndodhej në bordin e një avioni të vogël i cili u zhduk nga radarët më 4 janar në brigjet e Venezuelës.
Në bordin e këtij charteri ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 4 pasagjerë të tjerë. Forcat e shpëtimit tashmë kanë humbur shpresat për gjetjen e avionit i cili është zhdukur pa lënë gjurmë në ishullin Los Roques në arkipelagun venezuelas.
Autoritetet venezuelase kanë përjashtuar kushtet atmosferike si një nga arsyet për rrëzimin e avionit, duke thënë se moti ka qenë i mirë në kohën e nisjes së avionit.
Ndërsa mediat italiane mbrojnë ende hipotezën se grupi mund të jetë rrëmbyer.
Angela, motra dhe stilistja e koleksionit ndodhej pas kuintave dhe nuk dha asnjë asnje intervistë apo koment.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com