BERLIN- Stilistja austriake Lena Hoschek habiti spektatorët me sfilatën e saj në Javën e Modës në Berlin, me dizenjot shumëngjyrëshe dhe në modele të larmishme. Ajo e nisi karrierën e saj në moshën 24 vjeçare kur sapo kishte mbaruar shkollën e stilimit dhe pas tetë muajsh intership me stilisten e famshme Vivienne Westëood, krijoi koleksionin e saj të parë në 2006-tën.
Hoschek tanimë zotëron një linjë veshjesh të saj dhe bashkëpunon me një numër shumë më të madh stilistësh. E veçanta në koleksionet e saj është se ajo bën kombinime nga më të ndryshmet duke përfshirë lloje copërash dhe dizenjo nga më të ndryshmet. Këtë vit vërehet se kishte shumë dizenjo të printuara me lule, si dhe veshje mbrëmje me shumë gurë shkëlqyes.
Ajo është frymëzuar gjithnjë nga ikonat magjepëse të filmave të viteve 50-të dhe në veshjet e krijuara prej saj ka sensualitet dhe emocion që përcillet nëpërmjet karakterit dhe personalitetit që përfaqëson secila dizenjo.
Pas shfaqjes së saj në pistën e sfilatës ajo falenderoi pjesmarrësit dhe u shpreh se dëshiron që nëpërmjet veshjeve të saj njerëzit të mund të shprehin vetveten ashtu siç ata duan të shfaqen dhe jo vetëm të dallohen nga të tjerët, duke lidhur ngushtë modën me emocionet. Në koleksionin e saj Pranverë/ Verë 2015 Hoschek ka kombinuar printet Afrikanë me aksesorë të stilit të rivierës Italiane dhe me prerje klasike. Një ndër synimet e sja kryesore është të krijuarit e veshjeve që janë të përshtatshme për të gjithë llojet e trupave, pasi sipas Hoschek femrat duhet të ndihen të bukura ashtu siç janë pa u detyruar të mbajnë dieta.
Gjatë sfilatave të ditëve të fundit ka patur dhe shumë anëtarë të të drejtave të kafshëve të cilët kanë protestuar në forma të ndryshme për përdorimin e gëzofit të kafshëve për të krijuar veshje të ndryshme. Ata kanë demonstruar mënyrën sesi i marrin lëkurën një lepuri dhe dhimbjes që i shkaktohet këtyre kafshëve me të qarën e tyre në sfond.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO