Këngëtari Stine i ka habitur të gjithë në prag të vitit të Ri 2019. Këngëtari ka publikuar në Instagram foton e partneres së tij, Graciela Pashaj, dhe njofton ndarjen me të. Stine shkruan se çdo gjë mes tyre ka marrë fund dhe thotë se ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç i mendon njeriu.
“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar sëbashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Keshtu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, shkruan Stine.