MADRID - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me propozimin e projektit të mbrojtjes së përbashkët të Europës i paraqitur nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka vlerësuar se një projekt i tillë përputhet me politikën tonë të mbrojtjes. Por sipas tij çdo përpjekje e BE-së që ka bërë ose do të bëjë, nuk duhet të jetë vështirësi për NATO-n, por plotësuese.
Stoltenberg, i ndodhur në kryeqytetin e Spanjës në Madrid për takime zyrtare mori pjesë në konferencën e përbashkët për shtyp para takimit me Ministrin e Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia Margallo. Stoltenberg, i cili i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me mendimin e "ushtrisë së përbashkët në Europë" të sjellë në rendin e ditës nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka deklaruar se marrja e vendimeve mbi projektin e përbashkët evropian të mbrojtjes është në interes të BE-së. Sipas tij çdo investim i madh në fushën e mbrojtjes është një gëzim. “Kjo forcon edhe NATO-n edhe BE-në. Një projekt i tillë përputhet me politikën tonë mbrojtëse. Por, çdo përpjekje e BE-së që ka bërë ose do të bëjë, nuk duhet të jetë vështirësi për NATO-n, por plotësuese. Fuqia e dyfishtë na shqetëson. Burimet e mbrojtjes duhet të përdoren në mënyrën më të mirë".
Ndërsa Ministri i Jashtëm spanjoll, Margallo theksoi se mendimi i "Ushtrisë së Përbashkët në Europë" është një projekt afatgjatë si pjesë e marrëveshjes së Lisbonës dhe se Spanja e mbështet këtë. Margallo gjithashtu theksoi se përkrah opinionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Presidenti i Komisionit Evropian Juncker, javën e kaluar deklaroi se BE-ja ka nevojë për ushtrinë e saj dhe se kjo do të siguronte me shumë masa për BE-në kundër rreziqeve të krijuara kohët e fundit nga Rusia./AA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com