Stomatologët më të rrezikuarit nga COVID, vetëm 35 cm distancë nga pacienti! Sadiku: Qytetarët vijnë vetëm kur kanë dhimbje (VIDEO)

TIRANË- Për shkak të pandemisë qytetarët i drejtohen klinikave dentare atëherë kur dhimbja bëhet e padurueshme. Pas karantinës, mjekët stomatologë shprehen se ka një pakësim të vizitave, teksa shtojnë se ndonëse marrin masa mbrojtëse, rrezikojnë investimin me koronavirus. Kjo për faktin se nuk mund të shmangin distancimin fizik.

“Praktikisht puna jonë është një punë që ka një afrimitet shumë të ngusht me pacientin. Distanca që ne duhet të trajtojmë një pacient nuk është më shumë sesa 35-40 cm. Këtu nuk flasim fot për distancim social, kështu që në këto kushte jemi munduar që të reëspektojmë këtë protokoll të ri dhe të detajuar për të gjithë pacientët që paraqiten në klinikë. Në momentin që pacienti ulet në poltron, përdoren spcifikisht larës për të ndryshuar nivelin bakterial të florës orale. Pastaj fillohet nga puna dhe mjeku pajiset me veshje një përdorimshe.”, shprehet mjekja stomatologe Aida Sadiku.

Mjekja stomatologe Aida Sadiku tregon se si ka ndryshuar rutina e tyre krahasuar para dhe pas karantinës për mënyrën sesi trajtohen pacientët. Ndërsa thekson se të gjithë pacientët i trajton pa i diferencuar por kujdesi ndaj tyre është i lartë.


“Desinfektimet janë për të gjitha llojet e instrumenteeve që ne përdorim duke filluar nga pjesa e poltronit çdo sipërfaqe që preket desinfektohet me desinfektant të veçantë. Ndërkohë që për aerozolin që krijohet përdorim aspiratorë të veçantë që bëjnë përthithjen e spërklave në ajër. Por duam ne s’duam ne nuk themi që këtu kemi një siguri 100%. Kjo pjesa e frikës ekziston dhe sa vjen është dhe më e theksuar duke qenë se rreziku, ai rrethi po ngushtohet se dita-ditës dalin raste më të shpeshta.”, shtoi më tej Sadiku.  Pacientët të cilët shkojnë në këto klinika, paraprihet me një sërë pyetjesh përmes telefonatave. Ndërkohë, ata nuk duhet të shkojnë të shoqëruar me persona të tjerë si dhe të jenë të pajisur me masat mbrojtëse.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë