“Stop korrupsionit”- 4256 denoncime gjatë shkurtit, 905 vetëm për arsimin
TIRANË, 30 Mars/ATSH-Arbi Fortuzi/.- 4256 është numri i denoncimeve për muajin shkurt të regjistruara në portalin “Stop korrupsionit”, të promovuar nga qeveria shqiptare, si një instrument i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit. Sipas raportit të publikuar nga Ministria për Çështjet Vendore rezulton se për periudhën 2 shkurt 2015- 3 Mars 2015 janë regjistruar 4256 denoncime […]
/ATSH-Arbi Fortuzi/.- 4256 është numri i denoncimeve për muajin shkurt të regjistruara në portalin "Stop korrupsionit", të promovuar nga qeveria shqiptare, si një instrument i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit.
Sipas raportit të publikuar nga Ministria për Çështjet Vendore rezulton se për periudhën 2 shkurt 2015- 3 Mars 2015 janë regjistruar 4256 denoncime dhe shumica e tyre, konkretisht 905 denoncime hedhin dyshime për probleme në sistemin arsimor.
Kështu, sipas këtij raporti mësohet se nga 4 256 raste të denoncuara, 30 prej tyre kanë ardhur nga qytetarë, ndërsa 86 raste janë aktualisht në shqyrtim. Mësohet sipas grafikut në fjalë se 412 raste janë refuzuar, teksa 123 denoncime janë konsideruar jashtë kompetence. Së fundmi pritet të kuptohet fati i 839 denoncimeve, të cilat janë pjesë e grupit "të hapura".
Gjatë kësaj periudhe, sipas raportit në fjalë mësohet se shumica e denoncimeve i janë "rezervuar" sistemit arsimor me 905 të tilla. Prej këtyre, vetëm 2 denoncime kanë ardhur nga qytetarët. 299 janë në shqyrtim, ndërsa 64 janë refuzuar. Në 511 raste çështjet janë mbyllur, teksa numërohen dhe 6 çështje të konsideruara jashtë kompetence. Pas arsimit, vjen fenomeni i ndërtimeve pa leje me 613 denoncime, më pas shëndetësia me 450 denoncime, e ndjekur nga policia me 403 të tilla. Më pas është sistemi i drejtësisë me 292 denoncime, për të vijuar me hipotekat që mbartin 279 denoncime.
Ankesa ka patur edhe në fushën e doganave me 42 denoncime, teksa në lidhje me tenderat janë regjistruar 67 denoncime, energjia 28 të tilla dhe çështja e pronave vetëm 4 denoncime.
Duhet theksuar gjithashtu, se denoncimet më të mëdha të qytetarëve, sipas raportit janë në fushën e drejtësisë, me 11 të tilla.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.9%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25