2500 vjet histori përmes arkeologjisë e shkrimit krijues, Kapllani e Muka: Kemi një pasuri të jashtëzakonshme, ta nxjerrim në pah

Të udhëtosh pas në kohë, më shumë se 2500 vite më parë, përmes arkeologjisë, për të zbuluar trashëgiminë vendase. Është ky misioni i projektit “Storie nostrum në Shqipëri”. Një seri podcastesh, ku rrëfehen histori vendesh e personazhesh, të shkruara nga shkrimtari Gazmend Kapllani, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë e studiues francez që kanë shfaqur interes për historitë e lashta të Mesdheut.

“Kam nderin të shkruaj historinë. Të bashkëpunoj me historianë dhe arkeologë dhe të shkruaj historitë e qyteteve, të marrëdhënieve njerëzore, të njerëzve të zakonshëm duke i përfytyruar ata si kanë jetuar 2 mijë apo 3 mijë vjet më parë. Qëllimi institucional i këtij projekti është që të nxisë publikun që të vijë në vendndodhjet, në sitet arkeologjike të cilat janë të mrekullueshme... Në këtë moment Shqipëria jeton një moment shumë të mirë të zbulimit arkeologjik ka një rritje të jashtëzakonshme të interesit për kërkimet arkeologjike”, thotë shkrimtari Gazmend Kapllani.

“Storie nostrum’ është një projekt me disa etapa. Etapa e parë ka qenë në territoret e Epirit në krahun tjetër. Etapa e dytë është në Shqipëri prandaj është e rëndësishme për ne dhe përfshirja jonë institucionalisht në këtë projekt, i cili synon që të prek qendra të caktuara arkeologjike, nëpërmjet dokumenteve burimor, të dhënave arkeologjike pikërisht historinë e banorëve të hershëm që kanë banuar në këto troje”, thotë studiuesja e arkeologjisë Belisa Muka, njëherazi drejtore e Institutit të Arkeologjisë.

Shkrimi krijues i Kapllanit , njëherazi historian e drejtor i Katedrës së Studimeve Albanologjike në Universitetin DePaul në Chicago, vjen edhe në frëngjisht e anglisht dhe synon të nxisë kureshtjen drejt arkeologjisë publike vendase.

“ Bashkëpunoj me arkeologë dhe historianë që më japin të dhëna shumë të dobishme, por nga ana tjetër ,si çdo shkrimtar, jam i vetëdijshëm që të bësh diçka shumë të mirë duhet të jesh kërkues ndaj vetes. Ndryshe, do bësh diçka që nuk është dhe aq e mirë, prandaj duhej edhe hulumtimi nga ana ime për shembull për Apoloninë, për Butrintin ose për Epidamnin, të lexoj bibliografi të ndryshme, të lexoj përqasje të ndryshme. Të lexoj si kanë qenë këto qytete në periudha të ndryshme historike, në periudhën helenike, në periudhën romake, në periudhën e kryengritjeve ilire, pra duhet sa më shumë njohje të kesh aq më mirë është”, shton shkrimtari.

“Dy historitë e para të përgatitura nga Gazmend Kapllani, njëra prek një mbishkrim që është gjetur në Matohasanaj, i cili na vendos në një zonë të kontrolluar nga territori i amantëve dhe aty ka krijuar historinë e tij që ka marrë formën e podcastit. Dhe e dyta lidhet me Apoloninë , veçanërisht me ngacmimin që sjell prania e flakës së përjetshme, bitumi etj.”, thotë Muka.

Pasuria e vyer arkeologjike në trojet tona, ka qenë një zbulim edhe për të.

“Kemi një pasuri të jashtëzakonshme, jemi një udhëkryq. Kemi qenë dhe jemi një udhëkryq, gjuhësh, kulturash, dhe kështu jemi rritur dhe si popull edhe pse 2500 vite më parë ka qenë më ndryshe, por jemi rritur në këto udhëkryqe të mëdha kulturash. Zbulim për mua ishte pasuria shumë e madhe arkeologjike që kemi. Duhet të investojmë, duhet të punojmë në mënyrë të mençur që ta nxjerrim në pah, Kam përshtypjen që nuk është shumë e njohur as për publikun tonë, që më intereson në radhë të parë, por as për të huajt”, shton më tej.

Rrëfimet e Kapllanit, siç thekson, nuk synojnë të japin përgjigje, por të nxisin pyetje. E në to, shfaqen natyrshëm, tematika që trajton edhe në veprat e tij të mëhershme.

“Çdo shkrimtar krijon veprën e tij rreth disa obsesioneve letrare që janë kryesore për veprën e tij. Kështu që disa nga këto obsesione siç është për shembull kufiri ksenofobia, marrëdhëniet e pushtetit  pozita e gruas, marrëdhëniet emocionale, se si individi përballet me atë që quajmë historia e madhe, të gjitha këto janë në librat e mi dhe ndikojnë se si unë shiko, qoftë historinë e tashme qoftë historinë e lashtë”, shprehet shkrimtari.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?