Strehimi, Dako:Ndërtimi i banesave
sociale,vizioni i bashkisë së Durrësit

DURRËS - Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ishte sot në Lagjen 17 të qytetit,pranë Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizimeve.Në këtë zonë është krijuar një bllok i tërë me banesa sociale për të pastrehët.

Vetëm pak javë më parë këto banesa u shpërndanë për një numër të pastrehësh të qytetit të Durrësit.

Në lagjen nr 17, në banesat sociale, janë strehuar 128 familje ndërkohë që janë në proces ndërtimi 126 apartamente të tjera aty pranë dhe në muajin korrik do të nisë ndërtimi i 88 apartamenteve në zonën e Shkozetit.Qeraja e këtyre banesave është tejet e favorshme për banorët.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë Vangjush Dako tha se"unë vij këtu shumë i kënaqur për arsye se kemi përfunduar një projekt shumë të rëndësishëm,ndërtimin e banesave sociale,128 apartamente të ndërtuara dhe sot të banuara prej jush".

Ndërkohë Dako sqaroi edhe punën që po kryhet nga bashkia për zbutjen e këtij problemi social. Ai theksoi se"Projekti ynë është për të ndërtuar 342 banesa sociale. Prej tyre 128 kanë përfunduar të cilat tashmë ju i keni banuar,po përfundon blloku tjetër me 126 banesa këtu pranë ,ndërsa në muajin korrik në zonën e Shkozetit do të nisë puna për ndërtimin e 88 banesave të tjera sociale.Ky është një investim i bashkisë së Durrësit sëbashku me institucionet financiare".

Sipas kryebashkiakut të Durrësit"Ky ka qenë një prioritet i bashkisë gjatë këtij mandati. Kemi hequr fonde nga ndërtimi i rrugëve apo i infrastrukturës tejet të rënduar dhe i kemi destinuar për ndërtim banesash sepse mendojmë se duhet të zbusim këtë plagë të rëndë për qytetin"ka vazhduar Dako.

Më pas ai i ka njohur të pranishmit me programin e zhvillimit të qytetit gjatë mandatit të ardhshëm.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën