LEZHE - Rreth 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, ende nuk është zjgidhur situata e strehimit të banorëve, shtëpitë e të cilëve u shndërruan në të pabanueshme si pasojë e dëmeve që shkaktoi tërmeti shkatërrues që la pas 51 viktima.
Disa banorë të qytetit të Lezhës, kanë marrë riskun për t'u futur në godinat e shpallura të pabanueshme pas vlerësimeve të ekspertëve, pasi nuk kanë mundur të gjejnë shtëpi me qira, ndërsa disa prej tyre pretendojnë se ende nuk e kanë marrë nga bashkia bonusin e qirasë.
"Rrimë këtu dhe nuk kemi ku të shkojmë sepse kemi ftohtë. Nuk kemi marrë bonus. Kemi shumë frikë, ka marrë plasje shtëpia. Natën rrimë këtu, kurse ditën ikim", thotë një e moshuar që është rikthyer në shtëpinë e pabanueshme.
"Bonusin e kemi 126 mijë lekë në muaj, kemi dalë të shohim shtëpi dhe kur e marrin vesh që jemi nga bashkia na i rrisin çmimet e qirave. Akoma nuk kemi marrë bonus qiraje por na tha bashkia që të gjejmë vetë shtëpi me qira, por ka dhe shumë pallate të dëmtuara. Nuk gjejmë dot shtëpi se ka dhe dallim racash", tha një banore.
Në Bashkinë Lezhë janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate, të cilat janë ndërtuar para viteve 1990. Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar bonusin për familjet e pastreha dhe paratë pritet të levrohen brenda këtyre diteve .Ndërkohë është siguruar financimi përmes donatoreve për rindërtimin e dy pallateve për të cilët pritet të merret vendim për t'i shembur, ndërsa për 8 objektet e tjera ende nuk dihet se çfarë do të bëhet.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3208
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet
28 Mars, 16:43
-
Lezhë/ Lagjja ‘Nënë Tereza’ me 2 mijë familje prej vitesh pa ujë, banorët: Vjen 1 herë në ditë! Bashkia: Investimi për ujësjellësin nis këtë vit
25 Shkurt, 12:36
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt, 16:40
-
Borxhet, bashkia e Lezhës u fal 30 milionë lekë bizneseve: Gjoba të vendosura nga KLSH para një dekade
28 Dhjetor 2023, 16:05
-
Kurbin, dy fshatra me rrugë të degraduar! Bashkia për Report Tv: Do të rikonstruktohet brenda vitit 2024
26 Dhjetor 2023, 18:42
-
Një mobilizim i dytë? Rusia ka problem me ushtarët në Ukrainë
27 Nëntor 2023, 08:53
-
Durrës/ Të pastrehët e tërmetit 7 muaj pa bonus qiraje, banorët në protestë! Bashkia: Fondet i ka bllokuar Ministria e Financave
21 Tetor 2023, 16:36
-
Bashkia e Lezhës: Priten reshje të dendura shiu në mbrëmje, rrezik për përmbytje! Ja ku mund të kontaktoni në rast rreziku
21 Tetor 2023, 13:39
-
Festivali ‘N’Dri’ në Lezhë rikthen sportet ujore në Drin! Dhjetëra fëmijë e të rinj marrin pjesë
21 Qershor 2023, 17:28
-
Shëngjini turistik i lënë pas dore, s’ka investime në rrugë e kanalizime! Banorët: Problem prej 40 vitesh
22 Mars 2023, 17:34
-
Lezhë/ Prishet fusha e futbollit ku stërvitet ekipi i Besëlidhjes! Ish-futbollistët: Po zhduket historia! Ndreu: Po ndërtojmë park me lojëra dhe fusha tenisi
30 Dhjetor 2022, 18:59
-
Në gjurmët e “Djemve të Detit”, rikthehet ‘Rock-u’ në Lezhë
22 Dhjetor 2022, 15:53