Në një ditë plot gëzime.
12 qershori përkon me ditëlindjen e kreut të opozitës Lulzim Bashës, por gjithashtu edhe me atë të babit të reperit Stresi, Sali Lushaj. Ai njihet si një mbështetës i pandarë i Partisë Demokratike. Sali lushaj ka shërbyer si bodyguard i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ndërkohë reperi ka dedikuar një urim të dyve nga qelia e burgut.
‘Sot dy persona të rëndësishēm festojn ditëlindjen. Ju uroj gjithë të mirat! Gëzuar dhe mos u dorzo!!’ shkruan ai krah fotos së të atit dhe kreut të opozitës.

Kujtojmë se Arkimed Lushaj gjendet në burg prej tetorit të vitit të shkuar. Mbi të rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh si dhe armëmbajtje paleje.
Komente


E paska bere burgu te shkruaj me ë edhe pse ne fjale te tjera nuk e vendos ë-ne ne fund.
Përgjigju