TIRANE-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot qartë dhe prerë se nuk e njeh dekretin e Presidentit për zgjedhje lokale në 13 Tetor dhe propozimin e Ilir Metës për tre palë zgjedhje, përfshirë këtu parlamentaret të parakohshme dhe për Kreun e Shtetit, po në këtë datë. Kreu i PS-së dhe qeverisë tha se është gati për dialog me opozitën, por jo për të diskutuar mandatin qeverisës që mbaron në 2021. "Sot kemi bërë një diskutim për strategjinë sepse jemi një organizatë që funksionojmë në bazë strategjie, pastaj hap pas hapi vijnë edhe lëvizjet taktike. Kemi dakordësuar që është shumë e rëndësishme të ngremë në një nivel të ri dialogun me të gjithë, me qytetarët me sipërmarrjen, me njerëzit e zakonshëm në cdo sektor pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre. Dialogun e brendshëm në parti që do të nisë shumë itensivisht edhe në funksion të zgjedhjeve, dialogun me opozitën parlamentare dhe patjetër me atë jashtë parlamentare.
Ne jemi të disponueshëm për t'u ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe çka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës. Përsa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës sonë nuk janë çështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrimin që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmërinë në cdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021.
Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore për këtë kemi ngritur edhe këshillat drejtues, nga unë në Veri, kryetari i grupit në Shqipërinë e Mesme dhe Gramoz Ruçi për Jugun. Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve dhe jo të opozitës jashtë parlamentare apo Presidencës. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, si 22 dhjetori, nuk njoh ndonjë 13 tetor, ndoshta i bie e dielë po është si gjitë të tjerat" deklaroi ai.
Më pas kryeministri sqaroi se për cfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së, teksa mbledhja e asamblesë kombëtare u shty me një ditë, nga 22 në 23 korrik për shkak të mos koordinimit të axhendës së socialistëve. "Më vjen keq që keni pritur kaq gjatë, por kemi pasur një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm sepse kemi mësuar se pas cdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi të lexojmë votën, pritshmërinë, atë që është baza e formësimit të qasje strategjike, elektorati. Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër dhe konsideruar si afat mesëm zgjedhjet e qershorit të 2021 dhe si afat shkurtër të gjithë procesin e brendshëm brenda në PS-së, kombinuar me procesin e administrimit të të gjithë këtyre territoreve që tani më i janë besuar drejtuesve socialistë në bashkitë e republikës" tha ai.
Por a ka pasur 'tërheqje' veshi gjatë mbledhjes me Kryesinë? "Ne ndryshe nga sa thuhet shumë gabimisht, diskutojmë hapur dhe nuk ja përtojmë tërheqjen e veshit njëri tjetrit. Jemi ballafaquar me të gjithë elementët dhe të gjitha përgjegjësitë që secili ka në këtë proces që kemi luksin që ta zhvillojmë edhe në një kohë përpara vitit të ri politik në shtator" u përgjigj ai. Kreu i PS-së theksoi edhe njëherë rolin e këshillave drejtuese që ngriti PS-ja duke e ndarë Shqipërinë në tre pjesë nga veriu, Shqipëria e mesme dhe jugu. "Në mbledhjen e parë e kemi bërë të qartë se aty ku deri dje ka qeverisur e djathta, që dihet se nuk është e djathtë, nuk do të ketë asnjë qasje triumfaliste dhe asnjë abuzim me burime njerëzore. Nuk do të preket asnjë punonjëse grua apo vajzë dhe për cdo lëvizje do të jepen argumente të qëndrueshëm. Lëvizjet do të jenë të strukturuara". Në fund kryeministri u pyet edhe për emrin e ri që Meta propozoi për kryetar të KLSH-së, por tha se "Nuk jam në dijeni për këtë propozim, këtë po e dëgjoj tani, pasi ka ndodhur kur kemi qenë në mbledhje".
Pse kerkon te ulesh me opoziten? Per cfare arsye? Dhe me ke opozite? Me ate te parlamentit apo te rruges. Po te ulesh me ate te parlamentit eshte gjeja e duhur. Po te ulesh me ate te rruges nuk e di cfare do te bisedoni kur ata nuk jane deputet, nuk kan asnje perfaqesi ne pushtetin lokal. Eshte e vertet kur thone qe ju i jepni oksigjen njeri tjetrit se po mos te ishin ata nuk do ishe aty ku je sot. Te ze Spaku dhe ty. Mos u merzit. Nje prerje jeni.
PërgjigjuKe shume te drejte. Jane te Gjithe nje prerje