Studentët e Fakultetit të Arkitekturës gjatë vizitës
TIRANË, 16 Mars / ATSH - Gjatë ditës së sotme Galeria Kombëtare e Kosovës është vizituar nga studentët e Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë ETH Zyrih.
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës gjatë vizitës së tyre në Galeri, u shoqëruan nga përfaqësuesi i Fondacionit të Arkitekturës së Kosovës, Bekim Ramku.
Gjatë këaj vizite studentët e ETH Zyrih, u mirëpriten edhe nga Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, i cili u foli më gjerësisht atyre mbi ekspozitën dhe mbi punën e GKK-së në përgjithësi.
Ndërkohë që studentet gjatë kësaj vizite në galeri, patën rastin të ndjekin edhe ekspozitën "Retrospektivë" të artistit eminent kosovar, Muslim Mulliqit, e cila u hap për nder të përvjetorit të 7-të të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
/k.m/ /a.ke/












