Studim: COVID-19 mund të shkaktojë dëme në mushkëri edhe tre muaj pas infektimit

Studim: COVID-19 mund të shkaktojë dëme në mushkëri edhe tre muaj pas infektimit

Foto ilustruese

Sipas një studimi, sëmundja COVID-19 mund të shkaktojë çrregullime në mushkëri edhe tre muaj pas infektimit.

Në bazë të një hulumtimi me dhjetë pacientë, të kryer në Universitetin e Oksfordit, pacientët e infektuar kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe lodhje deri në tre muaj pas infektimit.

Gjatë studimit, ekspertët përdorën një teknikë të re të skanimit e cila është në gjendje të zbulojë dëme afatgjata të virusit, të cilat nuk mund të dallohen me teknikat tradicionale, shkruan BBC.

Prof.Fergus Gleeson, që është duke e udhëhequr këtë studim, e përdori këtë teknikë në dhjetë pacientë të moshës 19 deri në 69-vjeçare.

Tetë nga dhjetë pacientët që morën pjesë në hulumtim patën probleme me frymëmarrjen dhe lodhje tre muaj pas infektimit, edhe pse asnjëri nuk kishte qenë në terapi intensive dhe në skanerin normal nuk tregohej ndonjë problem me mushkëritë.  

Skanimi tregoi shenja të dëmtimit të mushkërive, duke i vënë në pah zonat ku ajri nuk është duke rrjedhë lehtë. 

Rezultatet e hulumtimit e kanë nxitur profesorin Gleeson që të planifikojë një testim më të gjerë me 100 persona për të parë nëse vlen e njëjta gjë për të infektuarit që kanë qenë në spitale.

Qëllimi është gjithashtu të zbulohet nëse dëmtimi i mushkërive ndodh dhe nëse po nëse a është i përhershëm, apo zgjidhet me kalimin e kohës.

Rreziku i sëmundjes së rëndë dhe vdekjes rritet dukshëm për moshat mbi 60 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia