/ATSH-Z.Tosku/- Vetëm 7% e deputetëve dhe 11% e këshilltarëve bashkiakë janë të rinj.
Janë këto gjetjet e studimit kombëtar "Pjesëmarrja e të Rinjve në Politikë dhe Vendimmarrje në Shqipëri", qe jep një panoramë të plotë të përfaqësimit real të të rinjve në politikë e vendimmarrje në Shqipëri në të gjitha nivelet, si dhe të modeleve pozitive të zbatuara deri më tani.
Sipas gjetjeve dhe statistikave të studimit, nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë vetëm 10 prej tyre janë të rinj nën moshën 35 vjeç, nga të cilët 4 deputetë të PS-së, 4 të PD-së dhe 2 të LSI-së. Gjithashtu, studimi theksoi se nga 21 ministra të qeverisë aktuale, vetëm 3 janë të rinj dhe nga 30 zv/ministra vetëm 6 prej tyre janë të rinj.
Nga të dhënat për kandidatët për kryetar bashkish, duke iu referuar zgjedhjeve lokale të vitit 2011, nga 76 kryetarë, vetëm 4 kanë qenë në moshën nën 35 vjeç kur u zgjodhën në postin e kryetarit/es të bashkisë (apo minibashkisë) në rang vendi. Asnjë prej të zgjedhurve nën moshën 35 vjeç nuk është grua/vajzë, ndërkohë që tre prej tyre janë përfaqësues të PS-së dhe 1 është përfaqësues i PD-së.
Nga studimi i i publikuar nga CRCA, per keshillat bashkiakë rezulton se rreth 89% e personave të zgjedhur janë të moshës mbi 35 vjeç, ndërkohë që vetëm 11% e tyre i përkasin moshës nën 35 vjeç. Po të krahasohet me moshën e kryetarëve të bashkive, kjo është një shifër disi më e lartë, por sërish në vlerë absolute, mbetet mjaft e ulët.
Gjetjet dhe rekomandimet e këtij studimi, i cili u bë i mundur falë mbështetjes së The Olof Palme International Centre me financim të Qeverisë Suedeze, jane ne sherbim te procesit te rishikimit te statuteve te partive politike dhe synon te nxise perfaqesimin e te rinjve ne vendimmarrje.
/Shqiptarja.com