Nëse mendoni se të bërit seks ju bën më të lumtur, jeni plotësisht gabim! Një studim i ri i kryer në ShBA ka vërtetuar të kundërtën; seksi i shpeshtë sjell mungesë spontaniteti, romace dhe dëshire.

Studimi më pas vijon duke argumentuar se seksi duhet të lidhet më shumë me cilësinë e jo me sasinë. Seksi ‘pa karar’ i bën ciftet të lodhen me njëri tjetrin. Kërkimet në Carnegie Mellon University, thonë se marrëdhënia mes lumturisë dhe seksit nuk është ashtu siç është pretenduar.

Si pjesë e studimit u analizuan disa grupe çiftesh të cilëve ju kërkuan të bënin seks.

Studiuesit zbuluan se çiftet të cilët morën udhëzimin të bënin seks më shumë, patën dëshirë më të ulët seksuale dhe një rënie të kënaqësisë, ndryshe nga ata që kryenin marrëdhënie atëherë kur kishin dëshirë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)