Studimi amerikan: Kjo është shenja e hershme e infektimit me koronavirus

Studimi amerikan: Kjo është shenja e hershme e infektimit me koronavirus

Shumica e pacientëve me COVID 19 paraqiten me simptoma dhe shenja tipike të frymëmarrjes. Po sipas studimit të 'The American Journal of Gastroenterology', diarreja është një nga simptomat e hershme të koronaviursit.

Simptomat tretëse janë të zakonshme në COVID 19 dhe ankesa kryesore në pothuajse gjysmën e pacientëve që paraqiten në spital. Sipas një studimi të ri përvoja e hershme me shpërthimin në Wuhan zbuloi se shumë pacientë përjetuan simptoma tretëse si ankesa kryesore e tyre.

"Kjo mund të çojë në diagnozën e hershme të COVID-19, e cila mund të çojë në trajtim të hershëm dhe karantinë më të shpejtë për të minimizuar transmetimin."

Kërkuesit kanë zbuluare se thuajse gjysma, 48.5% e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diarreja, të vjella, dhe dhimbje abdominale. Një numër më i vogël i këtyre rasteve, 7%, raportuan edhe probleme respiratore, që është edhe një nga simptomat më të zakonshme të lidhura me virusin.

Pacientët pa simptoma të problemeve në tretje rreth 60 % e tyre kanë më shumë të ngjarë të shërohen dhe sesa pacientët me simptoma të tretjes ku vetëm  34.3% e tyre janë shëruar nga koronavirusi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt