Bakteret që jetojnë në thellësitë e sistemit tonë të tretjes, duket se ndikojnë në tkurrjen e tumorit gjatë terapisë së kancerit, thonë studiuesit francezë dhe amerikanë. Ata testuan microbiome , një koleksion i  specieve mikroskopike që jetojnë tek ne, në pacientët e kancerit.

Ekspertët thanë se rezultatet e përfundimit të testit ishin interesante dhe mbanin shumë premtime: "Trupat tanë janë shtëpi për triliona mikroorganizma dhe marrëdhënia mes "nesh" dhe "atyre" shkon përtej sëmundjeve infektive."

Mikrobiomi është i përfshirë në tretjen, mbrojtjen nga infeksioni dhe rregullimi i sistemit imunitar.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com