Studimi britanik/ Vaksinat e gripit dhe COVID-19 mund të merren njëkohësisht

Studimi britanik/ Vaksinat e gripit dhe COVID-19 mund të merren njëkohësisht

Një studim britanik rezultatet e të cilit u bënë publike të enjten, arrin në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër COVID-19 dhe gripit dhe se një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.

Britania dhe vendet e tjera të hemisferës veriore po përgatiten për një dimër të ashpër dhe mundësinë e një rritjeje të rasteve të gripit ndërsa lehtësohen kufizimet e COVID-19 dhe masat e distancimit fizik.

Të moshuarve, grupeve më të rrezikuara dhe punonjësve të shëndetësisë në Britani po u jepen dozat përforcuese të COVID-19, ndërsa qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka premtuar gjithashtu për programin më masiv të vaksinimit nga gripi në histori këtë vit.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, zbuloi se efektet anësore të raportuara ishin zakonisht të lehta deri në të moderuara në testet me tre vaksina gripi dhe Pfizer ose AstraZeneca për COVID-19.

"Ky është një hap vërtet pozitiv që mund të nënkuptojë më pak vizita për t’u vaksinuar për ata që duhet të bëjnë të dyja vaksinat," tha kryetarja e grupit studimor, Rajeka Lazarus.

"Rezultatet e këtij studimi i janë paraqitur Komisionit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për shqyrtim dhe do të ndihmojnë hartuesit e politikave në planifikimin në të ardhmes të këtyre programeve të rëndësishme të vaksinimit", tha ajo.

Vaksinat u dhanë në të njëjtën ditë, në krahë të ndryshëm.

Një grupi iu bë një dozë vaksine për COVID-in dhe një vaksinë gripi në vizitën e parë, dhe një placebo në vizitën e dytë, dhe një grupi tjetër iu dha një dozë vaksine COVID-19 dhe një placebo në të njëjtën ditë, e ndjekur nga një vaksinë gripi në ditën e dytë.

Sipas studimit, 97% e pjesëmarrësve thanë se do të ishin të gatshëm të merrnin dy vaksina në të njëjtën vizitë në të ardhmen.

Studimi përfshiu 679 vullnetarë në Angli dhe Uells, dhe u botua si një studim paraprak dh rezultatet e plota që do të botohen në revistën shkencore Lancet./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë