Studimi në Londër: Fëmijët kanë antitrupa kundër Covid-19

Studimi në Londër: Fëmijët kanë antitrupa kundër Covid-19

Foto ilustruese

Në një kohë kur një pjesë e madhe e vendeve po përballet me një valë të dytë infeksionesh me Covid-19, janë ngritur shumë pyetje në lidhje imunitetin që krijohet pas infektimit me Covid-19. Në bazë të studimeve të realizuara nga Instituti Crick në Londër disa njerëz kanë një imunitet të fortë i cili mund virusin, por jo kushdo që bie në kontakt me Sars-Cov2 arrin të zhvillojë Covid-19.

Skuadra e kërkimit të tyre është arritur në përfundimin se janë rreth 4 korona virus vjetor të, ku pjesa më e madhe e njerëzve të paktën infektohen nga njëri prej tyre. Antitrupat e zhvilluar në trupin tonë nuk zgjasin aq gjatë sa të na mbrojnë nga këto viruse nga të cilët gjithsecili prej nesh infektohet të paktën njëherë në jetë.

Një nga rezultatet më surprizuese të këtij studimi ishte se fëmijët mund të kenë antitrupa që janë efikas kundër koronavirusit të ri, si pasojë e infeksioneve që lidhen me virusin.

Një arsye e mundshme mund të jetë se shumë fëmijë kanë në trupat e tyre, antitrupa për koronavirus të tjerë. Pasi thuajse një në pesë të ftohurash që prekin fëmijët shkaktohen nga viruset që qarkullojnë në familjen e tij. Antitrupat ndaj këtyre virusesh mund të bllokojnë gjithashtu dhe Covid-19.

Ndërsa të rriturit mund të ftohen një ose dy herë në vit, fëmijët mund të marrin deri dhjetëra të tilla. Si rezultat, shumë zhvillojnë një sasi të madhe të antitrupave koronavirus që janë të pranishëm pothuajse vazhdimisht, prandaj fëmijët shfaqin simptoma të lehta ose kalojnë pa simptoma.

Ndërsa të rriturit mund të mos kenë antitrupa të qartë kundër koronavirusit, shumë prej tyre mund të jenë në gjendje të prodhojnë antitrupa, brenda një kohe të shkurtër  nëse janë të infektuar me një koronavirus.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE