Studimi: Personat që kanë kaluar ftohje mund të jenë imunë ndaj Covid-19

Studimi: Personat që kanë kaluar ftohje mund të jenë imunë ndaj Covid-19

Një ndër pyetjet më të shpeshta dhe më të diskutuara mbi Covid-19 lidhet me imunitetin ndaj tij, megjithatë për momentin nuk ka ende një hulumtim gjerësisht të pranuar. Por nga ana tjetër, një studim i fundit thotë se një pjesë e mirë e njerëzve mund të jenë imunë ndaj sëmundjes dhe e gjitha falë një ftohjeje të zakonshme.

Duke marrë parasysh mënyrën si kanë vepruar koronavirusët e tjerë, të dhënat e deritanishme thonë se imuniteti ndaj Covid-19 nuk mund të zgjasë më shumë  se 12 muaj.

Antitrupat ndodh që të zhduken pas tre muajsh, por jo imuniteti. Qelizat T (lloj i limfociteve që koordinojnë sistemin imunitar dhe janë në gjendje të zbulojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato) kanë aftësi memorizuese. Studimet e fundit thonë se njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronavirusit pikërisht prej qelizave T të krijuara për të ftohtin.

Studiuesit nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS nga Universiteti Kombëtar i Singaporit publikuan një studim në Nature dhe thonë se qelizat T të krijuara nga kontakti i organizmit me koronaviruse të mëparshme, mund të jenë të mjaftueshme për një përgjigje imune kundër Covid-19.

Ekipi testoi njerëz të shëruar nga Covid-19 për qelizat T dhe zbuloi se pacientët e shëruar nga virusi SARS 17 vite më parë, kishin ende qelizat T specifike për SARS, të cilat mund të sigurojnë imunitet kundër koronavirusit të rij, SARS-CoV-2.

Studimi i Duka-NUS është hulumtimi i tretë që pretendon se koronaviruset përgjegjës për ftohjen e zakonshme mund të shkaktojnë një lloj imuniteti ndaj SARS-CoV-2. Në mes të majit, dy studime të ngjashme nga Instituti La Jolla për Imunologjinë dhe Spitali Universitar Gjerman Charité, theksuan rëndësinë e qelizave T në imunitetin ndaj Covid-19

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë