Studiuesit: Njerëzit me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar nga Covid-19

Studiuesit: Njerëzit me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar nga Covid-19

Foto ilustruese

Personat me grupin e gjakut 0 janë më pak të prekshëm nga Covid-19 , deklaron një studim danez dhe sipas studiuesve ekziston mundësia që të mos sëmuren rëndë, megjithatë nevojiten studime të shumta në lidhje më këtë rast. Sipas studimit, grupet e gjakut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe shkallën e infektimit të tij. 

Një studim danez zbuloi se mes 7,422 të cilët rezultuan pozitiv me Covid-19, vetëm 38,4%  e të infektuarve rezultuan me grupin e gjakut 0 pozitiv, edhe pse në mesin e një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar, ai grup gjaku përbënte 41.7% të popullsisë.

Përveç studimit danez në të njëjtin konkluzion arrin edhe një studim kanadez,  ku studiuesit zbuluan se mes 95 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, pjesa më e madhe ishim me grupin e gjakut A ose AB.  84% e atyre personave kërkonin ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut 0 ose B, ku vetëm 61% e tyre kishin nevojë për ndihmë.  Sipas po këtij studimi ata me grup A dhe AB rrinin më gjatë në kujdes intensiv, krahasuar me 0 dhe B.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur