Suada Sherifi, “sulmon” blogger-et:
Investoni në një profesion të vërtetë

Suada Sherifi, “sulmon” blogger-et:<br />Investoni në një profesion të vërtetë
Ish-missi shqiptar Suada Sherifi në një intervistë për In Tv ka treguar arsyet se pse ajo nuk ka një blogg mode edhe pse bukuroshja shihet gjithmone e veshur mjaft bukur dhe me marka të shtrenjta.

Sipas bukuroshes bionde, të jesh blogger nuk është profesion. Ajo madje i ka këshilluar të gjitha vajzat të cilat jua dedikojnë kohën e tyre blogjeve të bëjnë diçka konkrete dhe të vërtetë në jetë.

E pyetur nëse mendon që ajo vetë të ketë një blogg mode, Suada ka treguar, “Jo, unë nuk do e hap asnjëherë një blogg mode. Kjo, sepse mendoj që asnjë blogger nuk funksionon si i mirëfilltë këtu tek ne, ashtu siç në fakt funksionon jashtë vendit, ku kushdo që ka një emër, madje edhe paguhet për të qenë prezent në evente. Mendoj se mund të investohet më mirë në një profesion të vërtetë, sesa të bëjë famë në këtë formë në një treg të vogël si Shqipëria, ku askush nuk sponsorizon për t’i reklamuar veshjet në blogg”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion