Gjatë një tryeze të organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me temë "Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit - Eksperienca gjermane në trajtimin e dosjeve të STASI-t", ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, zv.ministrja e Mirëqënies Sociale, Gentjana Sula, tha se "kjo përballje me të shkuarën ndihmon konsolidimin e plotë të lirisë në vend".
E ftuar e veçantë në këtë takim ishte Hildigund Neubert, kryetare e Bordit të Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-Komisionere e Komisionit Federal për Arkivat e STASI-t të Landit të Thüringen në Gjermani, e cila bëri një paraqitje të shkurtër të eksperiencës gjermane në hapjen e dosjeve të ish-shërbimit sekret gjerman STASI. Ajo theksoi se ky proces duhet t'i shërbejë sqarimit të historisë dhe për t'i mësuar të rinjve sesi funksionojnë diktaturat, por edhe për të nderuar ata që në periudha të vështira vendosën të luftojnë kundër tyre.
"E gjithë qasja e qeverisë ndaj kësaj çështje ka qenë e frymëzuar nga një e vërtetë e thjeshtë, që një përballje e sinqertë dhe e plotë me të shkuarën e diktaturës në Shqipëri ndihmon në konsolidimin e lirisë në vend. Debati i dy muajve të fundit mbi këtë çështje vetëm ka ndihmuar të shfaqë edhe më qartë sa vonë kemi qenë në trajtimin e kësaj çështje dhe nevojën për ta kryer atë", u shpreh zv.ministrja Sula. /atsh/
/Shqiptarja.com