Sula: S’më pëlqen fjala revolucion! Rama të iki, opozita e Berishës s’e ngjall shpresën! Gjyqtarët të mos ndikohen nga presioni i protestës për vulën e PD

Deputeti i PD, Dashnor Sula është i bindur se Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohet por thekson se Sali Berisha me mbështetësit e tij nuk ngjallin shpresë.

Në një intervistë në Report Tv në emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” me gazetarin Andi Kapxhiu, u shpreh se vendi është në udhëkryq. Po ashtu përmend çështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal duke thënë se ishte pika e fundit që i mungonte “vlimit” të kësaj qeverie.

“Jam rikthyer në politikë se besoj në gjendjen e vështirë. Edhe unë kam qenë në mazhorancë dhe mund të më akuzojnë por unë besoja në 2013 besoja se nuk mund të qeverisnim më. Një budalla nuk e kupton një gjë të tillë, por ne e kuptuam. Ndodhi që Edi Rama dhe PS i dhanë besim qytetarëve shqiptarë.

Problemi është jashtëzakonisht i madh. Nuk ka reagim shoqëror se mazhoranca bën gjithçka për të intimiduar qytetarët ndërsa pala tjetër nuk ngjall shpresën. Ky vend është në udhëkryq. Duhet të largohet Rama dhe PS? Pa diskutim. Si do rikthehemi? Si ngjallet shpresa? Po ta kuptosh, lëvizjet që bëjnë Berisha me Metën justifikohen po a e ke moralin e plotë.

Ky vend është në moment shumë të vështirë për të mos thënë udhëkryq. Është si puna e ujit që çdo ujë kur e vendos në sobë për të vluar, është i ftohtë por pika e vlimit vjen pas një kohe tjetër. Tani ka ardhur pika e vlimit. McGonigal ishte pika e fundit që i mungonte vlimit”, tha Sula.

Sa i përket kërkesës së demokratëve për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit, Sula u shpreh se s’mund të vazhdohet me përjashtime të kësaj mënyre. Teksa kthehet pas në kohë, thotë se kur vendi drejtohej nga Sali Berisha dhe në krye të Kuvendit ishte Jozefina Topalli, nuk u morën asnjëherë këto masa ndaj opozitës.

Megjithatë duket se ka rezerva për protestat e thirrura nga Berisha duke thënë se nuk i pëlqen fjala ‘revolucion’ që përmendet nga ish kryeministri se i takon të majtëve.

“Vijmë tani te parlamenti. Jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë. Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti. Ka pasur kusia në parlament nga Taulant Balla, por Berisha nuk i përjashtoi nga parlamenti. As Jozefina Topalli për të cilën kam rezervat e mia, nuk i përjashtoi. Kjo është diskriminim, është sjellje që nuk e kuptoj. Prandaj duhet të shkarkohet Nikolla. Kemi hyrë në një vorbull e po bëhemi të gjithë pis, ndaj më vjen turp. S’kam për ta bërë kurrë atë sjellje por duhet t’i thërrasim mendjes. S’mund të vazhdohet kështu. Me të vërtetë ka gjynahe Berisha dhe Meta, por këta kanë traun para syve të tyre.

S’mund të them që Rama ka marrë thesin me para por ka përgjegjësi morale e politike. Kjo protestë duhet të shndërrohet në uragan me problemet që ka kjo mazhorancë. Unë jam i djathtë dhe fjala revolucion s’më pëlqen se i takon të majtëve. Do më pëlqente lëvizje popullore”, tha Sula.

Po ashtu, Sula nuk është aspak dakord me protestën e thirrur nga Sali Berisha më 3 mars, datë kur do të merret vendimi për vulën e PD. Deputeti demokrat i bëri thirrje gjyqtarëve që të mos ndikohen nga protesta dhe të mos e zvarrisin vendimin por të sqarojnë një herë e mirë cila palë do të ketë vulën e partisë opozitare më të madhe në vend.

“Kur shkuam te Gjykata e Apelit me kolegët e mi, shkoja jo për të intimiduar gjykatën e për t’i kërkuar llogari por kërkoja të gjykoja sa më shpejt. Vonë është por pse duhet tani. Protestën bëje me 4 ose 5. Pse me 3? Frika ime është që trupi i gjykues do të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të lartësisë kombëtare që do të thotë të mos shkojë si në gjyqe të rëndomta që e shtyjnë. Do të dëshiroja që të mos ndikohen nga presioni i datës 3. Më mirë i vdekur në një moment se të zvarritesh”, tha Sula.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 16/02/2023 13:50

    Te paret qe duhet te ikin jeni ju o plehra qe nuk dini me lidh fjalet

    Përgjigju
  • like: 16/02/2023 13:09

    Rama ska ku shkon sepse e ka vendin ketu me ne me qytetaret por ata qe duhet te ikni jeni vetem ju o non grada

    Përgjigju
  • Dita: 16/02/2023 11:53

    harrojeni qe ai te largohet .Protestoni kot

    Përgjigju
  • klodjan: 16/02/2023 11:52

    o plakaruq ik shporru nga ky vend se na e nxit jeten bashk me at patriotin tat saliun

    Përgjigju
  • Tea: 16/02/2023 10:15

    Lum ne qe kemi dike si rama ne krye qe vetem punon

    Përgjigju
  • titi: 16/02/2023 09:54

    pse te iki rama apo doni te vidhni ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja