Sulmet e opozitës ndaj SPAK, Xhafaj: Një pjesë e juaja bëjnë dhunuesin publik! Gjyqtarët i quani të kapur kur s'ju japin të drejtë

 

Deputeti i PS dhe kreu i komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, nga Kuvendi ka komentuar sulmet e opozitës ndaj SPAK.

Xhafaj tha nuk mund të sulmohen gjyqtarët dhe prokurorët vetëm kur nuk jep vendimin që ata duan.

Më tej, ai i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë dhe të bashkëpunojë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.

“Kuvendi ka përgjegjësi për problematikat dhe duhet që të propozojë zgjidhet e duhura, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithë përfshirës dhe profesional dhe mazhoanca në reflektim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të kuvendit e bëri këtë hap me ngritjen e një komisioni Posaçëm Parlamentar që ndër të tjera do ti jap mundësinë përfaqësuesve të vet sistemit ekspertëve dhe profesionistëve të saj që vet ato njerëzit e sistemit dhe përfaqësuesit e institucioneve të vendosin në një proces të hapur për reflektimet që duhet që të bëhen në sistem. Opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin. Një pjesë e juaja i drejtohet SPAK si në një gjyq popullor duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim penal për kundërshtarët politik dhe pjesa tjetër bënë dhunuesin në publik ndaj SPAK, si ndodhi sot. Nuk ka prokuror apo gjyqtar të mirë kur u jep të drejtë dhe të kapur kur s'ju japin të drejtë”, tha ai.  

Nga seanca planare në Kuvend, Xhafaj tha se është fakt që reforma ka sjell ndryshime në sistemin e drejtësisë në vend.

Sipas tij, këto ndryshime nuk shihen vetëm nga ata sipas tij ndjejnë peshën e mëkateve që kanë bërë.

“Reforma në drejtësi ka sjell ndryshime në sistem e drejtësisë. Shumë pak do të imagjinon këtë që po ndodh sot me luftën kudër korrupsionit dhe sidomos me atë që po ndodh me krimin e organizuar në vend dhe ky është fakt. Këtë nuk duan që ta pranojë ata që ndjenë peshën e mëkateve dhe orën e llogaridhënies për to, por rëndësi ka që qytetarët janë duke ndjerë përditë ndryshimin. SPAK dhe GJKKO kanë bërë shumë arritje dhe janë duke bërë një punë të madhe”, tha ai.

Kritika pati për drejtësinë e re, ku ndër të tjera u shpreh se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik.

Xhafaj theksoi se drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi.

“Drejtësia penale nuk mund të jetë kurrësesi çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit. Edhe sepse çështjet penale janë tejet komplekse profesionalisht, por edhe delikate sepse kanë të bëjnë në thelb me lirit dhe të drejtat themelore të njeriut”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! Po verifikohet çdo person! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë