Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit Antony Blinken në lidhje me sulmet kibernetike.
Objektin dhe përfundimet e bisedës i publikoi Ambasada Amerikane në vend, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ambasada shkruan se Blinken dënon sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mes dy vendeve për sigurinë rajonale, si aleate në NATO.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vend. Pas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

Pas ambasadës Amerikane, edhe sekretari i Shtetit Antony Blinden komentoi bisedën telefonike me kryeministrin Edi Rama për sulmet kibernetike, ku tha se SHBA-të nuk do të torelojnë asnjë sulm kibernetik ndaj aleatëve.
“Bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit kundër Shqipërisë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë Shtetet e Bashkuara apo Aleatët tanë të NATO-s”, shkroi në Tëiiter Blinken
-
Ata nuk kane aleat por vetem koloni qe i perdorin kur ju duhen pastaj pasi i kane shkaterruar i flakin , vendi jone duhet te ruaje sovranitetin dhe te vendose vete per fatin e tij dhe jo te vendosin vendet e tjera duke te detyruar se cfare te besh ne shtepine tende dhe kjo nuk quhet demokraci por sklaveri moderne
Përgjigju -
shba eshte aleate vertet e rendesishem per ne dhe gjithmone na ka dhene mbeshtetjen e saj ne cdo situate te veshtire qe jemi gjendur
Përgjigju -
Inshalla marrin denimin qe meritojne ato qe e bene kete demtim
Përgjigju -
Irani nji shtet diktatorial qe tenton te sulmoje dhe te sabotoje sistemin shqiptar
Përgjigju -
Anthoni blinken aleati i jon i cili na ndihmon si per amiqt brenda e jasht kufinjve
Përgjigju -
Gabim i madh dhe shpresoj te ndeshkohen
Përgjigju -
Shum legena jan tregu iranjant. Ne ju kemi strehu popullin... u jep doren te marrin krahin
Përgjigju -
shba gjithmone ka qene e gatshme per te vendosur siguri rajonale
Përgjigju -
e falenderojme shba qe po na mbeshtet ne kete situate te veshtire per vendin tone
Përgjigju -
100 vite mardhenie kete sjellin , ndihmen ne dite te veshtira ????
Përgjigju -
Amerika nje nga miqte me te mire te shqiperise , te gjithe bashke kundra iranit
Përgjigju -
nje falenderim special per ameriken e cila po na ndihmon shume
Përgjigju -
E keni shkatërruar këtë chat, dikur mund të bëhej debat, tani plot sufll@qe.
Përgjigju-
Eshte i niejti sufllaqe qe ben komente me emra te ndryshem...mendja kokes gje e madhe
-
-
Neve i jemi dhe shum falenderues amerikes per ndihmen qe po na jep
Përgjigju -
Duhen marr masa per keta njerez pa pun se po na bejne disa deme kot e mkot
Përgjigju -
Shteti me i lodhur te na bej neve keto presione po ska shance se kemi nje ekip te pergatitur
Përgjigju -
Irani nje shtet i shkatrruar qe asnjeher sna i ka dashur te miren
Përgjigju -
Irani duhet te mbaj pergjegjsi per veprimet e kryera dhe te mar denimin qe e meriton
Përgjigju -
Ishalla sperballemi me me situata kaq te veshtira
Përgjigju -
Me mbeshtetjen e amerikes jemi me te sigurt shpresojm mos perballemi me me situata te tilla
Përgjigju -
irani nje rrezik i madh per te gjithe boten besoj se bashkpunimi me ameriken eshte me i sigurt
Përgjigju -
Ishalla iranet marrin denimin qe meritojne dhe shume e lumtur kur shoh qe kemi mbeshtetjen e Amerikes sa here kemi nevoje
Përgjigju -
uroj qe irani ta mbylli sa me shpejte kete kapitu dhe sulmet te ndalen
Përgjigju -
besoj se me do jemi me te sigurt kur jemi me te bashkuar
Përgjigju -
shpresoj qe keto sulme te marrin fund sa me pare
Përgjigju -
Me vjen mire kur shoh se ne cdo moment kemi mbeshtetjen e amerikes
Përgjigju











Komente
Komento