VAU I DEJËS- Nënkryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Admir Hasnegaj dhe 14 persona të tjerë, mes tyre dhe vëllai i kryebashkiakut Zef Hila, kanë rënë në prangat e policisë, pasi një ditë më parë dogjën me molotov godinën e KZAZ-së së Bushatit dhe materialet zgjedhore. Në një dalje për mediat, zv.drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj njoftoi se janë arrestuar 15 persona, 3 ndiqen penalisht në gjendje të lirë, e ndërsa janë shpallur në kërkim 8 të tjerë mes tyre dhe djali i kryetarit të Bashkisë, Zef Hila. 

Mbi ta rëndon akuza  veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”. Kodi penal parashikon për Krimet Zgjedhore burg nga 1-5 vjet, e ndërsa për veprat e tjera penale, të arrestuarit, rrezikojnë dënimin nga 5 deri në 15 vjet. 

Si pasojë e sulmeve në KZAZ-në e Bushatit, të orkestruara dhe dirigjuara nga zyrtarë të PD-së, mbetën të plagosur 3 efektivë policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bashkia e Vaut të Dejës ka qenë "zona më e nxehtë", ku shkalla e protestës arriti kulmin dhe u "finalizua" me djegien e godinës dhe materialeve zgjedhore, një skenar pak a shumë i ngjashëm me atë të pak ditëve më parë, në bashkinë e Shkodrës, Burrelit apo Klosit.

Ndërkohë, ditën e sotme KQZ ka nisur procedurat për zëvendësimin e fletëve të votimit.

Të arrestuar
Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës
Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë
Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë
Tom  Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë
Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti
Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë
Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,
Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull
Izet  Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull
Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac
Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush, 
Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush
Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel
Jetmir  Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac 
Mark Rrethatori 26  vjeç

Procedohen në gjendje të lirë
Kastriot  Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram
Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram
Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel

Në kërkim
Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel
Donard  Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.
Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë
Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë
Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë
Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë
Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.
Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.
 
Akuzat
‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, denimi nga 5 deri në 15 vjet.  Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet.