Policia e Vlorës ka identifikuar një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakranit.
Bëhet fjalë për një 40-vjeçar me iniciale S.Xh., i cili është shpallur në kërkim për “plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Kujtim Cakrani gjendet ende nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi ditën e diel në një pikë karburanti në rrugën Transballkanike. Avokati tha se u konfliktua me dy persona të tjerë për derën e një automjeti të lënë hapur. Sipas tij, personat e provokuan dhe më pas e goditën pas koke me një mjet prerës.
Ai mohoi të kishte konflikte të hapura.
Komente












Bej cakrani, ballistat nuk dorezohen, nuk qahen por luftojne. Mund te jete xhanem ehe nje pule e nje gote vere nga prape, prape bej mbetesh.
Përgjigju