“Agresioni është zmbrapsur me sukses”. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama sot për sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare duke theksuar se falë punës së një skuadre shqiptar-amerikane, nuk është fshirë asnjë e dhënë dhe shërbimet publike janë kthyer në punë, duke iu përgjigjur kështu edhe disa shkrimeve të bëra nga disa media.
Rama shtoi se vijon operacioni për forcimin e mureve mbrojtëse dhe hetimi për identifikimin e sigurt të agresorit. Ndër të tjera theksoi se publiku do të njoftohet për dritën jeshile të përfundimit të proceseve. Një përgjigje e kishte edhe për mediat, të cilat sipas tij spekulojnë vazhdimisht pa baza dhe prova për zhvillimet e luftës kibernetike.
“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
E gjithë ngjarja do t'i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”, shkroi Rama në Twitter.
Kujtojmë se 3 ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik. Prokuroria njofton se ka nisur hetimin për disa vepra penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
Një pjesë shumë e madhe e shërbimeve online në e-Albania u rikthyen vetëm pak ditë pas sulmit, duke bërë të mundur kështu që qytetarët të marrin dokumentet online. Pas rikthimet të e-Albania kanë nisur regjistrimet edhe për klasat e para dhe të dhjeta. Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes është përfshirë edhe NATO.
Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.
Sulmi është pikasur mesditën e së premtes, nëpërmjet platformave të monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare. Sulmi ishte kompleks dhe në shkallë të gjerë. Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Metodat mbi të cilat sulmi është kryer ishte i ngjashëm me një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit. Fatmirësisht detektimi dhe përgjigja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u komentua edhe në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se "Ju i përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate", duke lënë të nënkuptohet se sulmi mund të ketë ardhur nga Rusia.
-
Shyqyr qe mbrojtjen e ka bere superskuadra shqiptaro-amerikane. Ishalla edhe sulmin nuk e ka bere e njejta skuader....
Përgjigju -
Ky që shkruan me shumë emra duke bërë lavde duhet të jetë lo.qe fare. Përmendu o lo.qe, boll hëngre sufllaqe, do vdesësh nga të dhjerët
Përgjigju -
I gjithë regjistri i qytetarëve shqiptarë është në serverin rusoserb në Nish të serbis o të verbuar, po kujt i besoni Edvin shkjaut shqipfolës . Ky tradhtar ështé këmbë e kokë i konvertuar në serb…!
Përgjigju -
Kemi besim tek ju qe edhe kete here do tregoheni transparente me popullin
Përgjigju -
Shyqyr qe u zbraps armiku , tjerat rregullohen
Përgjigju -
Me vjen mire qe u gjet nje zgjidhje
Përgjigju-
Sufllaqe
-
-
Nje lajm i mire per vendin tone
Përgjigju -
Me vjen mir qe situata u vendos nen kontrroll dhe kjo e gjitha fal jush z.kryeminister me fat qe ju kemi
Përgjigju-
falenderojme udheheqesin tone legjendar qe sypatrembur mbojti atdhen nga revizionistat. Popull dele
-
-
Ndihem mir qe ne cdo problem qe neve keni juve jeni ne gatishmeri dhe te merrni masa per ta zgjidhur
Përgjigju -
Shyqyr jane kthyer sherbimet publike ne pune, pasi kane qene nje lehtesire e madhe per ne pasi cdo pune e mbyllnim online per 5 minuta
Përgjigju -
Thane qe do merrnin masat e duhura dhe ja ku na e vertetuan, duke zgjidhur problemin dhe duke vene ne pune te gjitha sherbimet publike
Përgjigju -
Nga gabimet do mesojme me vjen mire qe u mor masa e duhur ne kohen e duhur
Përgjigju -
Sa here do ndodhin keto gjera jane normale por e rendesishme eshte qe u rimekemb situata shume shpejt
Përgjigju -
Me vjen mire qe situata u vendos nen kontroll,jemi me fat qe kemi Edin ne krye te vendit
Përgjigju -
Pavaresisht te gjitha ju moret masat e duhura dhe ky problem u zgjidh fale jush kryeminister Edi
Përgjigju -
Pune shume e mire, e keni menaxhuar situaten me se miri duke e zgjidhur si ceshtje ne kaq pak kohe
Përgjigju -
E bet dhe njeher punen tuaj shume mire, shyqyr u zgjodh si problem dhe per me teper kaq shpejt. E keni menaxhuar me se miri kete situate
Përgjigju -
Me vjen mire qe si problem u zgjidh dhe u menaxhua me se miri nga ana e qeverise.
Përgjigju -
Cdo problem qe ka dale perpara keni arritur qe ta menaxhoni me se miri zoti rama. Bravo
Përgjigju -
Me vjen mir qe kemi nje kryeminister qe gjithmone eshte ne gatishmeri te cfardolloj problemi,krenare per juve z.rama
Përgjigju -
Bravo zoti rama e keni perballuar kete sfide me personalitet dhe tashme cdogje do kthehet ne normalitet
Përgjigju -
Jemi te lumtur qe ja hodhem me kaq dhe nuk ka deme te tjera fale neutralizimit te shpejte
Përgjigju -
Si gjithmon z kryeminister do e gjej zgjidhjen per cdo problem qe ndodh
Përgjigju -
Shpresoj qe probleme te tilla mos te perseriten me
Përgjigju -
Te pkten nuk jane fahire te dhenat. Dhe informimi nga ana qeverise eshte nje an pozitive
Përgjigju -
Sa mire qe asnje e dhene nuk eshte fshire dhe sherbimet publike kane nisur punen, pasi na sjellin lehtesira te shumta realisht. Bravo per qeverine qe gjithmone i ka zgjidhur problemet qe kane hasur gjate qeverisjes
Përgjigju -
Gjithmone ne gadishmeri te plote per te marre masa te menjehereshme per cdo problem te mundshem. Me ne fund ju dha zgjidhje dhe ketij sulmi kibernetik
Përgjigju -
Shpresoj qe ky problem te mos ndodh me
Përgjigju -
Edi Rama si gjithmone merr masat e duhura per cdo problem.
Përgjigju -
Tek ne ska nevoje qe te lodhen kot per te thyer sistemin sepse mjafton te paguash me 2 leke nje teknik te brendshem i cili jo vetem te kopjon cfare ti kerkosh por te formaton edhe serverin (sic ndodhi tek tatimet) nqs nevojitet.
Përgjigju -
Shyqyr qe u rregulluan
Përgjigju -
Zoti Rama te falenderojme qe gjen zgjidhje per cdo problem
Përgjigju -
Gjera ti tilla dhe sulme po behen kudo ne duhet te mesohemi ti kontrollojm
Përgjigju -
Me vjen shume mire qe po merren masa te tilla
Përgjigju -
E keni mbajtur nen kontroll situaten dhe keni bere gjene e duhur.Tani esht momenti ti kthehemi normalitetit
Përgjigju -
Na behet shume qejfi qe arritet ta zgjidhnit kete problem. Rikthehemi gjithmone me te forte se kurr
Përgjigju -
Shpresoj we asnje e dhe te moj jet vjedhur dhe te meren masa per kedo qe e ka bere
Përgjigju -
Lajm mjaft i miri shpresoj qe mos te ndodhi me si gje
Përgjigju -
Jepi gjigando jepi. Je kryestrateg boteror tashme,ja more edhe Volidimir Zelenskit te Ukraines,bere çlirimin e Shqiperise per dy dite nga Poradeci. Ec xhigando,se neser ti mbulon krahet edhe likezorraxhiu qe doli si fitimtar nga bythorja e presidences ku e ngule bashke me gramozrroçken para pese vjetesh. Ec xhigando! Ec perpara nga fitorja ne fitorje! Uuurrrrrraaaaa!
Përgjigju -
me vjen mire per masat e marra
Përgjigju -
sulmet kibernitike ndodhin kudo jo vetem tek ne
Përgjigju








Komente
Komento