Sulmi kundër memorialit turk, demokrati Shehu 'harron' që e 'bekoi' edhe PD-ja dhe sulmon Ramën

Sulmi kundër memorialit turk, demokrati Shehu 'harron' që e 'bekoi' edhe PD-ja dhe sulmon Ramën

Ish-deputeti demokrat dhe ministër i Jashtëm Tritan Shehu ka reaguar pas sulmit kundër memorialit turk në orët e para të ditës së sotme te Kodrat e Liqenit në Tiranë. Ai e cilëson si memorialin e servilizmit dhe vasalitetit dhe si një 'patate' të nxehtë për Ramën.

Por duket se Shehu ka 'harruar' se në momentin e vendosjen së memorialit në 15 Korrik, ishte i pranishëm edhe Kreshnik Çollaku, ish-kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, ndërkohë që ka mbajtur edhe postin e shefit të departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD.

Memoriali” i servilizmit e vasalitetit, “patate” e nxehte per Ramen. Futja ne spiralen e vasalitetit e kondicionimit te con gjithmone e me thelle ne iracionalitet e probleme nga kushtezimet. Kjo po i ndodh Rilindjes me gabimet trashanike, vasalitetet e servilizmat (shpesh te ekzagjeruara edhe si te tilla keto) ne politiken e jashteme qe prej 2013, sic eshte dhe rasti i ketij “Memoriali” ilegal ne Tirane, per dicka qe nuk ka asnje lidhje me vendin tone.

Vete qenia ne vite e nje Ministri te jashtem me pafundesi gabimesh, apo te rikatueshem ne detyre si kreu i listes se te “pa deshiruarve”, qe perfundoi me “koken” e tij si Ali Pasha dikur, do te perkeqesonte zhvillimet, per te arritur sot ne “dekapitimin” e vete Diplomacise sone. Keshtu kesaj tabloje te zymte ju shtua dhe ky “Memorial”, per te cilin kerkohen e duhen dhene shpjegime te qarta opinionit tone publik, por dhe partnereve, per qellimin e mesazhet jo transparente, ligjeshmerine e veprimeve etj.

Ndryshe vetem probleme do te krijoje…dhe keto nuk do te mund te tejkalohen duke e kaluar pergjegjesine nga nje dore te tjetra si nje “patate e nxehte"shkruan Shehu. Memoriali turk u sulmua sot nga një person që theu një pjesë të pllakatës dhe pjesën e mermerit që shkatërroi e futi në një qesë të zezë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lako: 30/08/2019 14:49

    Shqiperia dhe Turqia jane dy popuj miq vende anetare te NATO-s.Cdo gjest demokratik qe tregon kundershtimin ndaj cdo grusht shteti dhe kudo ku ndodh ai duhet te vleresohet.Veprim burracakesh i atyre qe dhunuan memorialin!

    Përgjigju
  • Ani: 30/08/2019 12:18

    Jo ndoshta se ka harruar por nuk pajtohet dot ky me zagaret qe perfaqsojn departamentin e jashtem ne ate parti qe ska me as kok e as bisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë