Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar

TIRANË-100 mijë euro do të përfitojë kushdo që ka informacion për atentatorët e sulmit ndaj Top Channel pak pas mesnatës të datës 27 mars dhe do t’ia japë atë autoriteteve. Ka qenë vetë Policia e Shtetit e cila e ka vënë në dispozicion këtë shifër dhe përmes një njoftimi ka bërë me dije ecurinë e hetimeve deri tani.

"Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi", njoftojnë uniformat blu. 

Ndërkohë që burime për Report Tv kanë bërë me dije se grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe pronarët e këtij televizioni. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi thotë se ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar.

Policia thotë se janë nisur hetimet menjëherë pas sulmit të ndodhur rreth orës 00:30, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç. Gjithashtu nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se në orën 00:27, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. 

Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Ndërkohë që në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe janë organizuar pika kontrolli në të gjitha akset rrugore të vendit. U formua grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në vendin e ngjarjes dhe në vendin e djegies së automjetit”, ka njoftuar policia.

Uniformat blu konfirmojnë gjithashtu se nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak.

Ndërkohë që janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private  përrreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët.

“Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë ngjarje të rëndë janë pyetur në cilësinë e personit që mund të ketë informacion të dobishëm për hetimin, të gjithë personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe disa persona të tjerë të evidentuar nga Policia, në Kavajë, Vlorë etj.

Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se  autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Për provat e tjera të sekuestruara janë përgatitur vendimet e ekspertimit dhe nga Instituti i Policisë Shkencore vazhdon puna për ekzaminimin e tyre.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale  të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë  kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, vijon njoftimi i policisë, e cila nënvizon se pas një analize të gjerë janë përcaktuar versionet hetimore dhe një grup i posaçëm hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore të deleguara me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Po kështu, po analizohen të gjitha informacionet që disponon Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor, për kryerjen e këtij hetimi.

Ish dhëndri i Pal Kolës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrin e Top Channelit, Roberto Papçiu së bashku me shokun e tij Agustin Tonaj, u lanë të lirë pas disa orë marrje në pyetje. Në momentin e parë ata dhanë deklarime kontradiktore, duke thënë që udhëtonin nga Tiranë në Vlorë, dhe kjo bëri që të dy të ndaloheshin për tu marrë më tej në pyetje. Por kur policia verifikoi që Papciu dhe Tonaj, vinin nga Gjirokastra, ku dhe kishin kaluar darkën dhe pas darkën aty, bazuar në tabolatet e telefonit dhe të kamerave të sigurisë, hetuesët u tërhoqën. Fshehja e intenerarit të tyre nga Gjirokastra në Vlorë, kishte të bënte me ca punë të dyshimta , që për policinë është një çështje që do të ndiqet në një fazë tjetër hetimesh.

Kujtojmë se një ditë më parë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë disa orë mbledhje me struktura lidhur me këtë ngjarje. Sipas Top Channel, policia ka gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenjë gishtash të cilat do të verifikohen nga databasat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin ndaj Top Channel. 

Breshëri kallashnikovi u regjistruan dy ditë më parë drejt godinës së Top Channel, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. Autorët pasi kanë djegur makinën dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës. Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Flet pronari i Range Rover-it që u dogj pas sulmit në Top Channel: Makina m’u vodh për 3 minuta

1680012962_hhr.jpg

Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover”  me të cilët dyshohet se është përdorur nga autorët e Top Channel, ka treguar se i është vjedhur makina për 3 minuta teksa po qëndronte në hotel. Ai është shprehur se “Range Rover” iu vodh në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Ai tregoi se fillimisht atij nuk iu është dhënë informacion se iu është vjedhur makina.

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjet përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informuar policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultuar, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjet e kam me datë se e kam lajmëruar policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë mem dhanë as informata, as dokumente që mu ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha mu kthy kurrqysh se nuk kisha dokument. Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën. Ata e kanë shpreh edhe atëhrë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu.

E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL. Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë.  I Kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem. Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi.

Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.

 

Ora 12:54
Del FOTO/ Kjo është makina që u përdor në sulmin me kallashnikov drejt Top Channel

1680000727_page.jpg

Kjo është makina tip 'Range Rover' që u përdor në sulmin me kallashnikov drejt Top Channel. Makina ishte vjedhur në vitin 2020 në Tale të Lezhës ndërsa targat u vodhën më 31 dhjetor në Tiranë. Pas sulmit, makina u braktis në Golem ku u dogj. 

Ora 12:47
E dhimbshme, 61-vjeçari Pal Koka u qëllua në shpatull, eci 8-9 metra për të kërkuar ndihmë por u rrëzua

1679921893_palkola.jpg

Shumica e plumbave që u shkrehën ndaj godinës së Top Channel kanë lënë shenja në katin e dytë të godinës dhe pak në katin e poshtëm por njëri pre tyre bëri rikoshet dhe goditi në shpatull rojën 61-vjeçar, i cili ashtu i lënduar kërkoi të shkonte të miqtë e tij, rojet e tjera të sigurisë, që ishin në një kabinë pak më tutje. Por pasi eci 8-9 metra ai u rrëzua dhe dha shpirt.

Për momentin hetimi për sulmin ndaj Top Channel do të referohet për akuzën e ‘vrasjes në rrethana cilësuese’ në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve. Por gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka mësuar se për autoritetet hetimore vrasja e 61-vjeçarit më shumë mundësi ka qenë aksidentale. Kjo edhe për shkakun se plumbi që i ka marrë jetën ka qenë rikoshet dhe kjo të bën të mendosh se nuk ka qenë fare objektiv i autorëve. 

Ora 11:25
Hetimet, merren në pyetje pronarët e Top Channel: S’kemi pasur kërcënime, nuk kemi të dyshuar

 

Grupi hetimor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Top Channel orët e para të 27 marsit ka marrë në pyetje edhe pronarët e këtij televizioni. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi thotë se ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar.

Ora 11:13
Sulmi ndaj Top Channel, po hetohet për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ por vrasja e rojës mendohet të ketë qenë aksidentale

1679981851_cats.jpg

Për momentin hetimi për sulmin ndaj Top Channel do të referohet për akuzën e ‘vrasjes në rrethana cilësuese’ në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve. Por gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka mësuar se për autoritetet hetimore vrasja e 61-vjeçarit më shumë mundësi ka qenë aksidentale.

Kjo edhe për shkakun se plumbi që i ka marrë jetën ka qenë rikoshet dhe kjo të bën të mendosh se nuk ka qenë fare objektiv i autorëve. 

Ora 10:58
26 plumba janë derdhur mbi selinë qendrore të Top Channel! U përdorën të dy kallashnikovët, 20 nga njëra dhe 6 nga tjetra

 

Në njoftimin e sotëm për mediat policia e Shtetit ka bërë me dije se në sulmin ndaj Top Channel janë shkrehur mbi 26 plumba. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak.  Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit.

Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se  autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër.

Ora 10:32
Sulmi ndaj Top Channel, targat e mjetit të autorëve 'AA 456 HC' u vodhën në Tiranë në 31 dhjetor! Mjeti iu vodh një kosovari në 2020 në Tale të Lezhës

1679893794_aaad7b8ec9bf467486dde9915b376565.jpg

Policia e shtetit ka bërë me dije se targat e mjetit të autorëve të sulmit ndaj Top Channel 'AA 456 HC' u vodhën në Tiranë në 31 dhjetor! Iu vodh një kosovari në 2020 në Tale të Lezhës

 “Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale  të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë  kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

Ora 07:36
Sulmi në Top Channel, policia shoqëron ish-dhëndrin e Pal Kolës dhe një person tjetër, por lirohen! Dëshmia: S'kemi lidhje me ngjarjen

TIRANË- Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj Top Channel. Policia kishte shoqëruar ish-dhëndrin Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit, dhe një tjetër person, por tashmë atë janë liruar. Ish-dhëndri Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj u liruan pas marrjes në pyetje, ndërsa mësohet se ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. 

Të dy u ndaluan nga policia në Vlorë orën 03:00 të mëngjesit të së hënës, dy orë pasi ndodhi ngjarja në Top Channel, por tashmë janë liruar. Ata u ndaluan në Vlorë dhe për shkak se kanë dhënë dëshmi kontradiktore janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që më pas policia ka identifikuar që Roberto Papçi është ish-dhëndri i Pal Kolës. Testi i faktorëve plotësues me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rroba ka shpëtuar Roberto Papçin dhe Agustin Tonajn. Të dy kanë rezultuar të pastër, nuk ka prova të lidhen me ngjarjen deri në këtë moment. 

Roberto Papçi është ndarë nga vajza e Kolës rreth 2 vite më parë dhe kanë pasur konflikte për kujdestarinë e fëmijëve. Por gjithsesi, deri më tani nuk ka ende asnjë provë që e lidh ish-dhëndrin me sulmin. Ata do të mbahen në vëzhgim në vijim.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Inside story: 29/03/2023 21:27

    Shifni emisionin e TCh për koncensionet në Portin e Durrësit dhe do të keni një arsye më tepër për të dyshuar rreth autorëve të vërtetë të ngjarjes.

    Përgjigju
  • Cosmic Boy: 29/03/2023 04:17

    Shteti jep 100.000 per kedo qe jep informacion, por per ura te shkojn ne shkolle femijet nuk jep asgje.

    Përgjigju
  • polici: 29/03/2023 02:33

    cmimi per informacion duhet te jete 1 milion euro...jeta e koles babai i 3 femijeve nuk ka cmim...dhe B.B.V DUHET TE MBYLLET,,,,,NUK KA ME MORAL QE KJO KURVERI TE VAZHDOJE ME TEJ,,,..top channel duhet te denohet nga gjykata dhe prokuroria sepse ka vrare nje mjeri me veprimet dhe mosveprimet e kryera nga ky televizuon...e para nje televizion mban security brenda nderteses,,,jo jashte,,,rojet qendrojne brenda ne nje zyre te vecante ne kat te pare ku mund te kotrollojne dhe kamerat jashte dhe brenda,,dhe jane te armatosur,,me revole qe duhen perdorur ne raste si ky,,dhe me veshje antiplumb,,,nuk lihet roja perjashta ne nje kabine qe nxe vetem nje karrige,,,dhe kjo kabine jo e blinduar..i paarmatosur,,,..pra eshte televizioni top -channel qe e ka bere viktime kolen....rojet mbajne arme rrine brenda ,,dhe perdorin armet kur sulmohet objekti..,,keta i leme rojet jashte si roje parkingu pa arme...tani top channel te pakten te jape 1 milion euro per familjen e koles....per kete dem te jashtezakonshem...ngushellime familjateve te koles...

    Përgjigju
  • zhaklina l: 29/03/2023 02:19

    O KIARA,LUIZI PO TA DREDH ME OLTEN MBRAPA GARDHIT..

    Përgjigju
  • Iris: 29/03/2023 00:45

    Ketu dalin disa probleme:1-Rama na doli dje e futi hundet aty ku nuk e ka idene duke thene qe policia ishte shume afer vrasesve,por nga shuma monetare qe eshte vene sot per koken e tyre,del qe policia eshte shume larg.2-Hetimi prej diletanti bere ish-dhenderit e shokut te tij.Po te kishin patur qellim rojen qe ishte duke u ngrohur ne vend-rojen e tij,sulmi do te ishte perqendruar te kabina e tij dhe me tere ato plumba do t'a kishin bere shoshe,jo te godisnin kuturu te gjithe ndertesen.3-Paska patur dhe roje te tjera qe cuditerisht,as nuk reaguan,as nuk u permenden fare qe ekzistonin ne vendngjarje!4-Deklarata e pronarit te makines se vjedhur eshte jashtzakonisht interesante,vlen sa per 100 kontrolle te befasishme ose jo e analiza te punes se policise.Ministri dhe drejt.i pergjithshem i policise duhet t'a kene perpara ne tryeze kete deklarate si reference/raport per punen mediokre,per te mos thene te dobet te vartesve te tyre.5-Ka ardhur koha qe rojet ne institucione te tilla te jene te armatosur e me pergatitje usht/policore sic perdoren ne banka e inst.te rendesishme.Nuk mund te punesohen njerez te paarmatosur e te papergatitur nga forcat e armatosura se nuk po ruajne stalla,por TV.

    Përgjigju
  • Kiara: 28/03/2023 22:40

    Luizi fishek perjashta

    Përgjigju
  • tahir: 28/03/2023 19:31

    c'fare shteti vidhen makinat neper hotele ,,,hyjne nga jashte dhe makina te vjedhura jashte qe perdoren ne krime,, ketu eshte bere rrumpalle dhe edi rama na thote qe c'do gje eshre ne rregull,,,,te hongshin qente o edi rama....

    Përgjigju
  • Taqi: 28/03/2023 15:24

    Altin Lamaj . Prombleme me aksionet e pronesise tch.

    Përgjigju
    • Albania334: 29/03/2023 03:18

      Kush i di mir gjonat e di qe ju erdh nga Altini sepse gruja e vajdinit ka akoma aksione e pushtet ntch Por kto hoxhajt donin me i marr leket vet tani ai tjetri ose do pjesen e vet ose ska dasht t shitet . Kurioz jam rama anen e kujt mban ku e ka interesin ne gjith ket Edhe pse me shum menoj qe ktu esht dhen liri nga shteti se sado i fuqishem tjesh mediave sju ka ra toto Rina me Escobarin , pra mendoj se pervec presionit ose paralajmrimit t drejtperdrejt nga Altini per hoxhajt esht dhe i rames larg e larg per gjith mediat ne shqipri dhe nese mbas ksaj ky njeri vazhdon fiton zgjedhje athr demokraci ska mo nshqipri t shpallet mbrem dhe maro filmi

    • ,@ Taqi: 28/03/2023 19:36

      Sakte!!

    • Shiku: 28/03/2023 17:57

      Hahahah asnje se di kush ka qen pervec urdheruesit edhe atyre qe e relaizuan...

  • Ngelsi: 28/03/2023 14:21

    Anglezët kanë një parim në këto raste, parimin kush përfiton. Nuk kemi parë asnjë pistë hetimi që të hetohet rreth personave përfitues nga kjo vepër. Psh. bie fjala, një po e them unë për të përfituar siguracion...

    Përgjigju
  • Rudi: 28/03/2023 12:46

    Cilet nga pronaret pyetet ? Ate drejtoreshen e Rames nga Belize ?! Nuk hahen dot te gjitha te mbyt zullumi thote populli !!

    Përgjigju
  • Mjeku: 28/03/2023 12:44

    Normal qe pronaret nuk dine gje, fajin e ka big brother dhe roja qe vdiq. Eshte turp me kete lloj teatri, te gjithe njerezit e dine qe jane larje hesapesh midis grupeve mafioze mediatike qe jetojne me gjoba dhe pastrim parash te pista.

    Përgjigju
  • Rrapi: 28/03/2023 12:16

    Po pamjet nga sateliti albania 1 et 2 Ku jan apo nuk punojn per kēte gje por per me pa ndonje qe ka bête ndonje gardh pa leje ke shtepia vet apo ka mbjell grosh ma shume se ka thone bashkia

    Përgjigju
  • henry: 28/03/2023 12:06

    fansat e atij boles nga shkodra ,gjynah roja qe ishte nje punetor hallexhi .......

    Përgjigju
  • Tani: 28/03/2023 10:54

    Thuhet qe furgoni i gazetareve eshte shkemyer me ate te vrasesve. Te perdorin kamerat qe ka furgoni per te lokalizuar vendin e shkembimit dhe pastaj ne ate pike te rruges te perdoret cdo kamere e mundshne. Po nuk u lolalizuan ne 24 oret e para eshte e veshtire te gjenden më pas.

    Përgjigju
  • Agimi: 28/03/2023 10:34

    Automjeti esh vjedhur ne Leshe pra autoret jane nga ky vend ose zonat perreth. Te shihen te skeduarit nga ky qytet. Pse policia nuk ngritu postblloqe dhe helikoptere per ti ndjekur ne levizje. Aksionet e minutave pas ngjarjes jane ato qe japin rezultate ne kapjen e vrasesve.Policine e ke ne rruge gjithe diten dhe naten ata flene .Pikerisht ata terrin shfrytezuan.

    Përgjigju
    • Or tej: 28/03/2023 13:31

      Ka 3 vjet qe eshte vjedh ne Lezhe or teeeejjjjj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet