Një dron rus goditi një pallat 10-katësh banimi në Rumani në 29 maj. I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report TV, Dede Prenga ish-zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, tha se ky është një kërcënim që Rusia po e drejton ndaj Aleancës dhe Europës Perëndimore.

“Që nga momenti i fillimit të konfliktit të Rusisë, është e parashikueshme që jo vetëm dy vendet që janë në konflikt do të hasin problem, por edhe vendet e tjera që janë në afërsi. Ndër to është edhe Rumania, 600 km kufi me Ukrainën. Ky është një kërcënim që Rusia po e drejton ndaj Aleancës dhe Europës Perëndimore dhe ky rrezik do të vijojë.

Ky është test si diplomacia europiane dhe NATO do të reagojë. Do të jemi në vazhdimësi sidomos në kufirin lindor për këto kërcënime. Shpresoj mos të kemi incidente të tilla. Parë nga pozitat gjeografike këto vende mund të jenë më të goditura. Mendoj se kapacitetet e NATO-s do të rriten për të tashmen dhe të ardhmen”, tha Prenga.

Sa i përket konflikteve në Lindjen e Mesme gjenerali Prenga tha se sheh një marrëveshje të afërt mes dy vendeve.

“Izraeli duket se i ka realizuar të gjitha objektivat me atë organizatë në Liban. Së shpejti Unë shoh një marrëveshje dhe uljen e palëve me ndërmjetësim për të diskutuar një marrëveshje me afat kohor. Sepse është e pamundur të reaalizohen të gjitha kërksesat mes palëve (SHBA-Iran)”, tha ai.