Sulmohet kampi i refugjatëve Al-Maghazi në Gaza, mbi 50 viktima

Sulmohet kampi i refugjatëve Al-Maghazi në Gaza, mbi 50 viktima

Pamje nga spitali në Gaza

1699173618_papa.jpg

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur kampin e refugjatëve Maghaza në Rripin e Gazës në orët e para të së dielës, duke i vrarë të paktën 51 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, tha Dr. Khalil Al-Daqran, kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir Al-Balah.

“Një nga shtëpitë në kamp u godit. Kjo shtëpi ishte e mbushur me banorë. Banorët e saj u bombarduan ndërsa ishin të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha Dr. Al-Daqran.

Për këtë sulm është raportuar teksa Izraeli është zotuar se do ta zhvillojë ofensivën për ta shkatërruar grupin militant Hamas, që e udhëheq Gazën, pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për pauzë, që të ndihmohen civilët e dëshpëruar. Rritja e numrit të viktimave në Gazë ka nxitur zemërim ndërkombëtar, pasi dhjetëra mijëra njerëz, nga Uashingtoni deri në Berlin kanë dalë nëpër rrugë të shtunën, për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli e ka hedhur poshtë këtë ide për ndalje të ofensivës, qoftë edhe për pauza të shkurtra humanitare, të propozuara nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në rajon.

Përkundrazi, Izraeli ka thënë se liderët e ngujuar të Hamasit në Gazë, janë duke i luftuar ushtarët e tij me “forcë të plotë”.

“Secili në qytetin e Gazës është duke e rrezikuar jetën e vet”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Banori i kampit Al-Maghazi, Jamal Al Aloul tha se ai po flinte i qetë kur papritmas “e gjithë ndërtesa ra mbi ne”. Ai tha se dy fëmijët e tij u vranë nga shembja. Ai tha se nuk e dinte se kush ishte vrarë, por kishte shumë njerëz të tjerë në ndërtesë.

Pashë një dritë të kuqe, pastaj po dridheshim në divan, pashë të gjitha motrat e mia duke bërtitur…kur e gjeta veten gjallë, shikova të shihja se kush është ende gjallë”, tha Samah Shaqoura, një tjetër banore e kampit.

Kampi i refugjatëve Al-Maghazi ndodhet në pjesën qendrore të enklavës bregdetare në jug të Wadi Gazës. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, kampi karakterizohet nga rrugica të ngushta dhe një dendësi e lartë popullsie me mbi 33 mijë njerëz që jetojnë në një sipërfaqe prej jo më shumë se 0.6 kilometra katrorë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë