Goditi me grusht Sali Berishën, Gert Shehut i komunikohet masa ‘arrest me burg’ te 'Trauma'! Do të transferohet në qeli pasi të lërë spitalin

Gert Shehu, 31-vjeçari i cili sulmoi fizikisht Sali Berisha më 6 dhjetor është lënë në burg nga gjykata, teksa masat e sigurisë ndaj tij u dha në ambientet e spitalit të Traumës. Shehu prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës. Pasi gjendja e tij të përmirësohet pritet që të transferohet në qeli.

Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali o Traumës. Para dy ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma. Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie. Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij. 

Avokati i Gert Shehut thotë se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces. 

"Ne e kemi kërkuar të zgjerim, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën.  Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim.  Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues, ndërkohë që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë ekspertimi”, tha avokat Ervis Lila.  

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Gert Shehu në burg, avokati: Kemi kërkuar akt ekspertimi të zgjeruar për gjendjen e tij psikike

 

Avokati i Gert Shehut që qëlloi Berishën në protestën e 6 dhjetorit thotë se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

“Ai vazhdon të jetë në spitalin e Traumës. Do ta përcaktojnë mjekët për dëmtimet. Nuk ishte në gjendje të vinte në gjykate. Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjerim, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë.  Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën.  Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim.  Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues, ndërkohë që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë ekspertimi”, tha avokat Ervis Lila.  

Sa i përket arsyeve se pse klienti i tij e bëri gjestin avokati thotë se “Do të doja ta kisha një përgjigje. Por për mua e gjithë analiza do të bëhet pasi të bëhet ky akt ekspertimi.  A ka falur publikisht edhe Berisha. Për mua është rrethanë cilësuese”.

Ora 12:30
Goditi me grusht Sali Berishën, Gert Shehut i komunikohet masa ‘arrest me burg’ në spital

1670401052_finalprojekt.00241303.Still001.jpg

Gert Shehu, 31-vjeçari që qëlloi me grusht Sali Berishën, do të mbetet në burg pasi të dalë nga spitali i Traumës ku ndodhet i shtruar. Atij i është komunikuar pak më parë në spital masa e sigurisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/12/2022 00:21

    Truprojat bene vetem detyren,pak ashper,por vetem detyren dhe nuk duhet harruar qe aty nderhyne dhe militante te terbuar jo vetem grupi i shoqerimit.Per mua problematik eshte shoqerimi i tij ne fillim ne godinen e PD dhe jo direkt ne polici,per kete duhen dhene shpjegime.

    Përgjigju
  • Haxhi: 09/12/2022 14:33

    Po truprojave do u komunikohet masa e arrestit me burg per tejkalim te mbrojtjes se nevojshme?

    Përgjigju
    • Europa: 09/12/2022 19:12

      Haxhi, shume e Drejt. Ky Djali Thjesht qelloj dike per bindje. Jo e hijshme per nje plak por ska gje. Kurse Ato me dhjetra veta duhet te ishin marr burg sepse Ai thjesht duhet ishte arrestuar dhe kaq

    • alfonsi: 09/12/2022 16:44

      pirdh pirdh pse funksionon gje ke ne te merr shpirtin berisha

  • Ou si kshu?: 09/12/2022 14:28

    Ti Arturo po qe do ja haje mutin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

24 vjet nga Konferenca e Rambujesë, takimi i Parisit që zgjidhi krizën në Kosovë

24 vjet nga Konferenca e Rambujesë, takimi i Parisit që zgjidhi krizën në Kosovë