Sulmon drejtori i Voltana Ademit:
Ku*va e lagjes bëhet drejtoreshë!

Drejtori i Policisë Bashkiake në Bashkinë e Shkodrës, Anton Hasanpapaj, ka reaguar ashpër ndaj aktualitetit në vend, ndërsa shkruan se kur*a e lagjes është bërë drejtoreshë. Drejtori i policisë bashkiake Shkodër, e cila drjetohet nga Voltana Ademi e PD, ka dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës, teksa thekson se llafazanët i janë turruar këtij të fundit, ndërsa trimat i kanë hy hashashit.

Duke iu kundërvënë të gjithë atyre që sulmojnë opozitën, Hasanpapaj rendit në ‘Facebook’ disa probleme të qytetarëve, teksa shkruan se hallexhinjve nuk u del të paguajnë ofertën dhe s’kanë internet, nuk përfshihen në debat, nuk lexojnë e publikojnë statuse në FB, ndërsa shton se televizionet iu shkër*ejnë trutë me arritjet e partisë.

“Opozita??? Kush është realisht formacioni social që bën opozitën në këtë vend?? Hallexhinjve nuk u del të paguajnë ofertën dhe s'kanë internet, nuk përfshihen në debat, nuk lexojnë e publikojnë statuse në fb, TV u shkërdhen trutë me arritjet e partisë, komshiu ka ndërru parti sa herë i ka mbaru thesi miellit, kurva e lagjes asht ba drejtoreshe, llafazanët i janë turrur Lulit, trimat i kanë hy hashashit, të drejtët ose janë në burg për drita ose kanë ik në azil”, shkruan Hasapapaj.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man shoë'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man shoë'