Sulmuan KZAZ brenda shkollës në Kamëz/ Arrestohen 3 persona, 2 prej tyre punonjës bashkie

Sulmuan KZAZ brenda shkollës në Kamëz/ Arrestohen 3 persona, 2 prej tyre punonjës bashkie

Tre persona nga Babrruja janë vënë në pranga ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim për shkak të dhunës ndaj KZAZ-së në shkollën Ibrahim Rugova në Kamëz.

Mësohet se në pranga kanë rënë Andon Prençi, Petrit Prençi vëllezër me njëri-tjerin dhe Dritan Dervishi. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se Petrit Prençi dhe Dritan Dervishi janë punonjës në Bashkinë Kamëz.

Në kërkim për të njëjtën vepër penale janë shpallur në kërkim L.M., R.N. dhe B.P.

Ata ishin pjesë e militantëve të PD të cilët bashkë me punonjës të Bashkisë Kamëz me në krye edhe kryetarin Xhelal Mziu, në datën 19 qershor hapën me forcë derën kryesore të shkollës Ibrahim Rugova e cila ishte kthyer në KZAZ nr. 27 për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë