SERBI-Dy të mitur nga Novi Sadi dhe Subotica, janë arrestuar nga policia serbe pasi dyshohen se kanë sulmuar me “koktejl molotovi” xhaminë Muxhahir në Suboticë.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Brendshme e Serbisë, sipas të cilës dy të miturit janë arrestuar pas pamjeve të kamerave te sigurisë.

“Me aksion të suksesshëm të policisë së Suboticës, është ndriçuar vepra penale e nxitjes së urrejtjes racore dhe fetare dhe mos durimit, që është bërë në dëm të xhamisë Muxhahir në Suboticë”, thuhet një njoftim të Ministrisë së brendshme të Serbisë.

Sipas njoftimit dy të arrestuarit në orët e para të 19 tetorit e kanë sulmuar me “koktejl molotovi” xhaminë Muxhahir në Suboticë.

Sipas mediave serbe zjarrin e kanë fikur kalimtarët e rastit, ndërsa përfaqësuesit e xhamisë dëmin e kanë vërejtur vetëm në mëngjes.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)