Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të premte dy ndeshjet e para për raundin e 19-të, ose aktin e fundit për vitin 2024. Te fitorja dolën AF Elbasani dhe Partizani.
Në Korçë vendasit e Skënderbeut janë në krizë dhe mbeten në pozicionin e fundit në klasifikim, duke u mposhtur 0-2 nga AF Elbasani. Për miqtë trajneri i ri Ivan Gvozdenovic shijoi tri pikët e para, duke mundur ish-ekipin që e drejtonte deri para pak javësh. Për AF Elbasanin golat u shënuan nga Lleshi dhe Ze Gomes në pjesën e dytë.
Në “Arenën e Demave” në kryeqytet Partizani fitoi 2-0 kundër Vllaznisë duke marrë për momentin kreun e renditjes. Tedi Cara që në minutën e dytë dhe Rrapaj në minutën e 63 shënuan për vendasit.
Të shtunën luhen Laçi - Tirana dhe Dinamo - Egnatia, me Superligën që mbyll siparin e javës së 19-të të hënën me duelin Teuta - Bylis.
Superliga, raundi 19-të:
E premte, 20 dhjetor 2024
16:30 Skënderbeu 0-2 AF Elbasani
19:00 Partizani 2-0 Vllaznia
E shtunë, 21 dhjetor 2024
13:30 Laçi - Tirana
16:30 Dinamo - Egnatia
E diel, 22 dhjetor 2024
16:30 Teuta - Bylis
Renditja: