Surpriza e Panairit të Fierit,Ministri
i Kulturës së Kosovës,poet i erosit

Surpriza e Panairit të Fierit,Ministri<br />i Kulturës së Kosovës,poet i erosit
TIRANE- Faik Konica, E. Koliqi, Gj. Fishta, J. Buxhovi, deri tek studiuesi e poeti më i ri Kujtim M. Shala, kanë më shumë vepra seç kemi ditur. Këtë pasuri të tyre e hasim në edicionin e 2-të të Panairit Kombëtar të Fierit të sjellë nga botuesit e Kosovës. “Në Kosovë janë më të intereresuar”, thotë botuesi i “Buzukut”, Abdullah Zeneli, ndërsa në Shqipëri njihen më pak.
Krijimi i një tregu të përbashkët për librin shqip, ishte kryefjala e Panairit Kombëtar të Fierit, me pjesëmarrjen e botuesve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Panairi nisi ditën e enjte më 21 maj, përpara Prefekturës së Fierit dhe do të vijojë deri më 24 Maj. U çel në praninë e personaliteteve më në zë të letërsisë, akademikë, përfaqësues të medias e politikës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. I organizuar nga Fondacioni “Harpa”, Majlinda Rama, dhe Bashkia e Fierit, ky panair po zhvillon një larmi aktivitetesh. Dje ishte një konferencë shkencore për poetin Fatos Arapi.

Në tryezën e rrumbullakët që u mbajt ditën e parë, pas një takimi që bëri kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, me ministrin e Kulturës së Kosovës, Kujtim Shala, zv.ministrin e Kulturës, Shqipëri, Zef Çuni, me krijuesit më të njohur brenda dhe jashtë kufijve, u diskutuan problemet aktuale të letërsisë shqipe.
 
Problemet e letërsisë kombëtare
 
Behar Gjoka u shpreh në diskutimin e tij: “pse të vazhdojmë të jemi treg i ndarë, le të jemi një treg i njësuar i librit shqip”. Moikom Zeqo e quajti dukuri pozitive mbajtjen e një panairi larg metropolit e afër Apolonisë. Zeqo tha se “Panairi i Fierit u mundësua falë kryetarit të bashkisë Baftjar Zeqo, që ka ndihmuar gjithmonë, jo vetëm kulturën e Fierit, por edhe atë mbarëkombëtare”. U ngrit problemi i qëndrimit të Ministrisë së Kulturës në Tiranë në praninë e zv.ministrit Çuni, ku Zeqo theksoi se “mungon një përqindje e caktur fondesh për përkthimin e letërsinë kombëtare në gjuhë të huaja”.

Problemi i cilësisë së librit është ngritur nga botuesi i “Buzukut”, Abdullah Zeneli, studiuesi Muharrem Jakupi, Behar Gjoka, të cilët vunë në dukje mungesën e stafeve të redaktorëve në shtëpitë botuese, ku më së shumti “degjenerojnë në shtypshkronja”. Edhe Aliu Aliu vuri theksin se shtëpitë botuese në Kosovë e Shqipëri më së shumti po punojnë pa profilizime profesionale, gjë që nuk duhet lejuar kur këtyre u jepet edhe një licensë nga shteti. Ndërsa panairi i Fierit synon t’i thotë jo ndarjes së tregut të librit shqip, mësojmë se shumë autorë të njohur dhe me rëndësi të veçantë në historinë e letërsisë shqipe në Kosovë, nuk njihen nga lexuesit shqiptarë.

Një surprizë e panairit, ishte bërja publike e faktit që  ministri i Kulturës së Kosovës, njëkohësisht edhe Zv.kryeministër i Kosovës, Kujtim Shala, është poeti që përfasëson poezinë lirike erotike. Sipas akademikut Aliu Aliu, K. Shala është një nga poetët që ka mbushur varfërinë tematike të krijuesit të Kosovës, me tematikën lirike erotike dhe dashurinë. Mungesën e kësaj tematike, studiuesi Aliu, e ka justifikuar me kushtet specifike historike që i ka përqendruar krijuesit në temat e qëndresës dhe mbijetes kombëtare.

Behar Gjoka u shpreh për raportet e letërsisë fiction dhe ndryshimet e thella me natyrën e një studiuesi të mirëfilltë të letësisë, siç është Kujtim Shala, i cili është poet dhe studiues i letërsisë, profesor i estetikës, retorikës dhe formave letrare në Universitein e Prishtinës. Botuesi i “Buzukut”, A. Zeneli, thekson se Kujtim Shala është autori më produktiv i brezit të autorëve të rinj shqiptarë që ka botuar më se 30 vepra letrare dhe diskursive. Në poezi është autor modern, ndërsa kërkimet e tij letrare janë sitematike e shtrihen nga autorët te veprat me vlera univesale të letërsisë shqipe.

Ndërsa Aliu Aliu i pyetur nga Shqiptarja.com, se pse ka mbetur në hije fakti që ministri i Kulturës është edhe poet, tha se: “Kujtim Shala tek lexuesit e studentët ka një profil të tillë që e njohin si autor të librave studimor e teorikë. Poezia fatkeqësisht, ajo që për mua ishte një befasi e këndshme, sepse kur e lexova zbulova një lirik të talentuar, ka mbetur nën hije.

Por unë kujtoj që vokacioni i vërtetë i tij është në të vërtetë liriku, domethënënë lirika e tij e dashurisë, lirika erotike, është e një tipi të veçantë në poezinë tonë, që ajo është gjithnjë edhe në kontrollin e një refekleksioni, në kontrollin e një lëvrimi të emocioneve, në një lloj të lirikës erotike-filozofike, një tip që mungon në poezinë shqipe. Shala është poet i lindur. Kjo tryezë e rrumbullakët këtu ishte një nxitje që të zbulojë Kujtim Shalën si një poet të talentuar”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm