Bayern Munich humbi 1-2 me Freiburgun në "Allianz Arena", duke u eliminuar nga Kupa e Gjermanisë qysh në çerekfinale. Në ndeshjen e dytë në stolin e bavarezëve, Tuchel merr një surprizë të hidhur në një sfidë të përmbysur nga miqtë.
Vendasit kaluan në avantazh me Upamecano në minutën e 19-të, teksa vetëm tetë minuta më vonë ishte Hofler që vendosi ekuilibrat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, teksa për fituesin gjithçka u vendos në shtesë.
Në minutën e 90+5 ishte Holer që nga pika e bardhë e penalltisë i dha Freiburgut biletën për të kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Tuchel tanimë pritet që të mbledhë ekipin në një analizë të detajuar për eliminimin, duke mos e nisur mirë aventurën te ekipi i ri.